Kryeministri Berisha zhvillon një bisedë telefonike me Zv/presidentin e Komisionit Europian, komisionerin për Sigurinë dhe Drejtësinë Zhak Barrot
Kryeministri Berisha pati një bisedë telefonike me Zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, komisionerin për Sigurinë dhe Drejtësinë Zhak Barrot.
Në këtë bisedë të përzemërt, Kryeministri Berisha njohu Zëvendëspresidentin Barrot me arritjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kërkesave të Komisionit Europian për heqjen e vizave për shqiptarët.
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Barrot vlerësoi lart arritjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kushteve për heqjen e vizave dhe garantoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij të plotë për heqjen sa më shpejt të vizave.
Kryeministri Berisha falënderoi me mirënjohje Zëvendëspresidentin Barrot për mbështetjen e tij.
01/12/2009