Kryeministri: Brenda dy viteve sigurimet shendetesore do te rimbursojne 100% te medikamenteve qe qarkullojne ne Shqiperi, per qytetaret e siguruar. Kryeministri Fatos Nano ka marre pjese sot ne Ko
Kryeministri: Brenda dy viteve sigurimet shendetesore do te rimbursojne 100% te medikamenteve qe qarkullojne ne Shqiperi, per qytetaret e siguruar.
Kryeministri Fatos Nano ka marre pjese sot ne Konferencen Kombetare Strategjia 10 vjecare e zhvillimit shendetesor shqiptar.
Ne fjalen e Tij pershendetese Kryeministri Nano ka theksuar se, Qeveria Shqiptare eshte duke perpunuar apo zbatuar strategji kombetare te zhvillimit per te gjithe sektoret e jetes politike, ekonomike dhe sociale te vendit si rruga me e sigurte drejt modernizimit dhe integrimit europian.
Kryeministri vleresoi se nder 500 objektivat te programuara deri ne fund te mandatit qe pershpejtojne ritmet e integrimit, nje vend te vecante ze edhe reforma ne sistemin shendetesor, e cila eshte e permbledhur ne Strategjine Kombetare 10 vjecare.
Brenda vitit 2004, skema e sigurimeve do te shtrihet ne te gjithe sistemin shendetesor paresor dhe ne vitin 2005 do te shtrihet edhe ne ate spitalor - u shpreh Kryeministri duke i vleresuar keto objektiva si thelbi i reformes ne shendetesi.
Kryeministri ne Konferencen Kombetare per promovimin e Strategjise- 10 vjecare te Shendetesise theksoi se, " si kreu i ekzekutivit te vendit do te mbeshtese kete stad te ri duke shqyrtuar me perparesi nevojat dhe kerkesat e Ministrise se Shendetesise dhe Sigurimeve shendetesore per perballimin e kesaj sfide".
Gjate fazes se pare, u shpreh Kryeministri brenda dy viteve sigurimet shendetesore do te rimbursojne 100% te medikamenteve qe qarkullojne ne Shqiperi. Po ashtu do te rimbursohen nje varg sherbimesh te shtrenjta ne spitale: Rezonaca magnetike, skaneri, koronarografia, etj.
Kryeministri Nano ne kete Konference ka shprehur dhe rezervat e Tij ndaj Urdherit te mjekut, i cili duhet te forcoje rolin e tij per te frenuar dhe kontrolluar fenomenet abuzive dhe korruptive, sidomos ne sektorin farmaceutik dhe klinik si dhe duhet t'i jape nje frymemarrje me te gjere sherbimit privat si nje sherbim komplementar i sherbimit publik.
Kryeministri ka theksuar se nuk mund te vazhdohet me, me mungesen e vemendjes ne sektore te ndryshem te sherbimit publik ku te krijohet pershtypja se shteti ka hequr dore prej tyre apo i ka shitur.
Qeveria shqiptare eshte e perfshire ne nje lufte pa kompromis kunder trafiqeve, krimit te organizuar, abuzimit dhe korrupsionit. Per kete arsye, vijoi Kryeministri ne zbatimin e strategjise lufta kunder korrupsionit mbetet nje komponent i rendesishem.
Roli i strukturave shteterore, ka theksuar ne fund te fjales se tij Kryeministri do te jete percaktues, nepermjet fuqizimit te strukturave publike dhe ne te ardhmen.