I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit, E nderuara zonja Topalli, nenkryetare e Kuvendit Të nderuar deputetë, Po e nis duke e falenderuar deputeten Topalli, që me kërkesën e saj për interpelancÃ

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,
E nderuara zonja Topalli, nenkryetare e Kuvendit
Të nderuar deputetë,
Po e nis duke e falenderuar deputeten Topalli, që me kërkesën e saj për interpelancë më dha mundësinë të komunikoj me ju dhe me publikun për problemet social-ekonomike me të cilat ballafaqohet sot qarku i Shkodrës si dhe per te rikonfirmuar angazhimet e Qeverisë për zhvillimin e mëtejshëm dhe të përshpejtuar të kësaj zone me tradita dhe kontribut të vecantë jo vetem në historinë e Shqipërisë,por dhe në realitetin modern te lidhjeve tona me botën. Qeveria mbetet e ndërgjegjshme se qarku i Shkodrës ka nevojë për më shumë hapsira që nxisin zhvillimin ekonomik nëpërmjet investimeve dhe sipermarrjes, tregtise dhe zgjerimit te tregut legal të punës dhe te sipermarrjes, per objektet që modernizojnë infrastrukturat, që shtojnë kujdesin social dhe zgjerojne shërbimet shëndetësore dhe arsimore ne vijimesi. Kërkesat e Shkodrës për zhvillim dhe integrim ne vleresimin e qeverise janë në të njejtin standart të lartë me ato të qarqeve dhe trevave të tjera me zhvillim të stimuluar të vendit. Qeveria mbetet e angazhuar për ndryshime rrënjësore në zhvillimin e qarkut duke përmirësuar dhe nxitur procesin e hartimit dhe zbatimit të politikave te aktivizimit të resurseve qe ekzistojne jo vetem ne qarkun e Shkodres po dhe rreth e perqark tij gjithashtu te resurseve kombetare ne kete funksion për zhvillimim ekonomik e social, për tkurrjen e metejshme te hartës së varfërisë dhe per te garantuar jete dhe veprimtari e sipermarrje normale edhe për qytetaret e Shkodres dhe fermeret perreth.
Më lejoni gjithashtu, e nderuara zonja Topalli, të kundërshtoj prerë dhe përfundimisht idenë tuaj të gabuar se Qeveritë e maxhorancës socialiste aplikojnë politika që synojnë ndarjen e vendit përgjysëm. Përveçse e gabuar, ideja juaj, zonja Topalli, mbetet ne vleresimin tim nje reminishencë e një qasjeje naive ndaj problemit, që i pozuar në këtë mënyrë, dëshmon – shpresoj të mos jem i gabuar – mosnjohjen e thelluar të realitetit të sotëm shqiptar. Nderkaq une e vleresoj rastin fatlum te kesaj interpelance per te plotesuar dhe shkembyer informacione dhe angazhime me ju dhe deputetet e tjere te Qarkut, sepse ne vleresimet e Qeverise qe une drejtoj, jo ndarja, por bashkimi, bashkëveprimi, integrimi janë kryefjale e politikave dhe programeve të zhvillimit te reformave që maxhoranca ka ndërmarrë këto 5 vjet për ndryshimin e realiteteve që trashëguam si në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Edhe tani se fundi në ditët e përballimit të situatës emergjente të shkaktuara nga përmbytjet edhe në Shkodër vazhdimisht kam bërë personalisht kujdes dhe kam nxitur një veprim të bashkërenduar të Qeverisë me autoritetet vendore në rang komune, bashkie apo qarku. Përballimi së bashku i fatkeqësive natyrore u be kete here një leksion i dobishëm për ta forcuar bashkepunimin në këtë rrugë ne te gjitha nivelet dhe perfaqesimet institucionale, vecanërisht në funksion te hartimit dhe zbatimin e programeve rajonale të zhvillimit me prioritete që rialokohen ne funksion identifikimit te hallkave te sistemeve dhe programeve qeverisese ne kohe si dhe per kete rrjedhim fitojne konsensusin dhe angazhimin e të gjitha ngjyrave pjesëmarrëse në qeverisjen qëndrore e vendore. Më lejoni që në funksion të qartësimit të ideve tona te perbashketa, t'i drejtohem shifrave dhe t'ju ofroj mundësinë që mbi bazën e tyre,te bejme bashkerisht komente me nxitese dhe me angazhuese per aktore dhe resurse te tjera perveç atyre te qeverise.
Fillimisht dua t'ju kujtoj te gjitheve se pushteti vendor në qarkun e Shkodrës mbetet në vijimësi dhe mua nuk me vjen fare keq per kete gje, në duart e opozitës së sotme shqiptare e cila po shfaq kontributet e duhura ne vazhdimin e reformes dhe te stradegjise se intergrimit kombetar te vendit ne Evrope. Perveç politikave të decentralizimit Qeveria shqiptare i ka krijuar autoriteteve vendore hapesira gjithenje e me te medha për të ushtruar mandatin e zgjedhësve nëpërmjet krijimit të të ardhurave të veta dhe investimit të tyre në projektet më prioritare që i nevojiten komuniteteve. Prandaj nuk besoj se mund te vazhdonim nje polemike propagandistike ne Kuvend apo ne publik se kush ka gabuar "ne politika karshi Shkodrës", por ju ftoj te shikojme përgjegjësinë konkrete që intergrohen ne skema bashkeveprimi dhe konkurimi midis autoriteteve ne funksion te ligjit dhe te ritmeve te zhvillimit përballë hapsirave qe na kane dhene zgjedhesit edhe ne Shkoder në ushtrimin e mandateve qeverisëse, shpresoj komplementare. Modele ka,madje ato do te perfeksionohen me kthimin e bashkiakeve te partise demokratike ne te gjitha nivelet e keshillave ku jane zgjedhur per te kontribuar. Bashkia e Tiranës që aq shumë po sulmohet këto ditë nga Partia juaj, zonja Topalli eshte nje model pa shpërfillur asnjë përgjegjësi të Qeverisë ndaj qarkut të Shkodrës, une shpreh bindjen se rritja e vetveprimit konstruktiv të autoriteteve politike dhe administrative, qendrore dhe vendore,pra bashkërendimi i puneve me Qeverinë gjithashtu, do të kishte prodhuar një hartë me më pak probleme për Shkodrën, per veriun dhe per treva te tjera te Shqiperise qe nuk kane ndonje zhvillim me te stimuluar sesa kaq. Nga ana tjetër, nëse do arrijmë të instalojmë një frymë bashkëpunimi institucional mes pushtetit qendror dhe atij vendor, apo më mirë të themi nëse autoritetet përfaqësuese të pushtetit vendor do të bëhen e ritheksoj-te me falni se nuk e kam provokative-bashkëveprues dhe konkurues me ritmin e punës së qeverisë qendrore, gjithashtu kjo situatë do të vazhdojë të përmirësohet.
Jam gjithashtu i lumtur qe te mundem pa retorike te sjell ne vemendjen tone te perbashket fakte qe lidhen me programe zhvillimi qe po zbatohen, dhe si përfundim rruga e re Tiranë-Shkodër, cka e afron me tej qarkun e Shkodrës edhe me Tiranën, me portin e Durrësit dhe në përgjithësi me tregun kombetar qe po integrohet ne tregjet globale. Hapja e pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi është një kontribut tjetër i Qeverive të maxhorancës dhe i autoriteteve te maxhorances vendore që te gjithe se bashku po zhvillojme për integrimin e Shkodrës në tregjet rajonale dhe Evropës qëndrore gjithashtu. Me tej, ne ditet e fundit me një aksioni të koordinuar mes qeverisë qendrore reparteve të ushtrisë dhe forcave te mbrojtjes civile ndërkombëtare që ndodhen në vendin tonë në kuadër të NATO-s, mbreme per 48 orë u bë e mundur të ribëhet e kalueshme ura e Bunës, ndërsa një projekt përfundimtar do të fillojë së shpejti të zbatohet me fondet e buxhetit të shtetit për te ndërtuar ura krejtësisht të reja me parametra bashkëkohorë, jo vetem mbi Bune.
Papunësia në qarkun tuaj keni te drejte, eshte e ndjeshme dhe ka një ulje të lehtë gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti krahasuar me atë të një viti më parë, rreth 1 përqinjd më e ulët në Malësi të Madhe dhe Shkodër, mbetet persistente në Pukë. Në Shkodër aktualisht trajtohen me asistencë papunësie 1171 persona, ndërsa me ndihmë ekonomike 23.292 familje ose 16.8% e numrit të përgjithshëm në shkallë vendi. Rreth 50 % e kësaj ndihme shkon në fshat. Këto shifra vërtetë flasin për një nivel ende të ulët ekonomik të zonës, por shprehin dhe nje aspekt tjeter te programeve te kujdesit social te Qeverisë për t'i amortizuar keto efekte gradualisht, efekte negative sigurisht. Duke qenë të bindur se varfëria në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë nuk mund te luftohet thjesht me politika asistencialiste, Qeveria ka akorduar për infrastrukturën rrugore të qarkut të Shkodrës 878.3 milion lekë ose 30.8 % të investimeve në shkallë vendi. Përveç rrugëve nacionale janë programuar investime edhe në rrugë të tjera të qarkut si ajo e Velipojës, e Murriqanit punimet e të cilave duhet të mbyllen vitin 2003 . Ka hyrë në axhendën e qeverisë edhe unaza e qytetit, projekti i të cilës ka përfunduar tashmë dhe pritet miratimi i financimit. Nga protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për periudhën 2002-2005 do të investohen edhe 24 milionë Euro për rrugën Shkodër-Hani i Hotit. Albtelekomi do të shtojë brenda këtij viti me 2000 lidhje numrin e abonentëve të vet, në një kohë kur do të sigurohet edhe transmetimi me radio-rele Tiranë-Shkodrës. Pas investimeve të bëra është rritur kapaciteti i furnizimit të Velipojës me ujë të pijshëm nga 17.1 l/sek me 33 l/sek dhe me fondin prej 22 milionë lekësh tubacionet do ta shpien ujin e pijshëm në qendër të Velipojës brenda pak muajsh. Po kështu është planifikuar tashmë transhi i parë prej 25 milion lekësh për këtë vit për ujësjellësin e 6 fshatrave të Shkrelit. Gjithnjë në këtë fushë, pra në furnizimin me ujë të pijëshëm, janë në zbatim një varg projektesh të donatorëve të huaj ku vendin kryesor e zë ujësjellësi i qytetit të Shkodrës, grant i qeverisë austriake i cili ka nisur zbatimin në vitin 1998 dhe është në fazën e tij përfundimtare.
Natyrshem pjese e cilesise se jetes eshte dhe siguria e jetës, një cështje problematike kjo për qarkun e Shkodrës, por dhe ketu ka angazhime dhe rezultate te prekshme. Gjatë vitit 2002 janë zbuluar 82 % e veprave penale të kryera në përgjithësi dhe 79% e atyre të kryera ndaj personit. Janë evidentuar nga policia e shtetit 177 autorë të veprave penale nga të cilët 42 janë ndaluar, 92 janë arrestuar, 8 ndiqen në gjendje të lirë dhe 27 mbeten në kërkim, te shpallur. Gjatë këtij viti ka rënie të krimit kundër personit gjithashtu.
Tani eshte nje faze vendimtare dhe besoj se interpelanca juaj na nxit akoma me shume te shtojme vendosmerine te similuara per Shkodren dhe per gjithe veriun. Jemi në prag të hartimit të projekt buxhetit për vitin financiar 2003. Do kërkoja zonja Topalli, dhe të deputetëve të tjerë të qarkut të Shkodrës mirëkuptimin dhe angazhimin tuaj krahas autoriteteve vendore që përfaqësojnë Partinë Demokratike gjithashtu, të bashkëpunoni me ne dhe përfaqësuesin e Qeverisë në qark, Prefektin për të hartuar me konsensusin më të gjerë të mundshëm programin rajonal të zhvillimit te qarkut të Shkodrës vitin e ardhshem dhe me tej . Kjo strategji do të ketë mbështetjen dhe vëmendjen e pocacme të Qeverisë në perputhje me zhvillimin qe stimulohen per te realizuar e listën e prioriteteve që do të konkludojmë se bashku për t'i hapur kështu rrugë të pakthyeshme zhvillimit me të qëndrueshëm të rajoneve te tilla dhe heqjes dorë nga instrumentalizimi i problemeve për motive apo interesa afatngushta, afatshkurtra besoj duhet te perballojme te njejtat sfida zhvillimi reformash modernizimi per evropianizimin e vendit.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!