E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Ekonomia jonë, shpresëdhënëse

Tiranë, 8 prill, NOA Update Ekonomia shqiptare po paraqitet shpresëdhënëse dhe treguesit e saj pozitivë kanë një rëndësi të madhe për familjet tona.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë fjalës që po mban në seancën plenare, kryeministri Berisha, sipas të cilit rritja e eksporteve është dëshmi e një entuziazmi për rritjen e punësimit dhe asaj ekonomike në tërësi.

Eksporti i mallrave shqiptare ka një rritje fiks 144 % në vlerë, krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2009. Asnjë vend tjetër në statistikën planetare nuk ka shënuar një rritje të tillë të eksporteve të vendit të tij, tha në fjalën e tij kryeministri.

Duke shtuar më tej se atyre që derdhin lotë krokodili për shpronësimet, duhet tu them se sektori minerar ka një rritje prej gati 495 %.

Më tej, duke folur për treguesit ekonomikë në vend, kreu i qeverisë ka bërë me dije se investimet do të realizohen sipas parashikimeve dhe se do të kryhet rritja e premtuar e pagave dhe pensioneve.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›