INSTAT: Gjatë marsit u rrit indeksi i çmimeve të konsumit dhe naftës
nuk ka ndryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm por brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 2.5 për qind vërehet në nëngrupin fruta. Ndërsa çmimet në nëngrupin zarzavate përfshirë patate shënuan një ulje prej 2.4 për qind. Ndërkohë që indeksi i grupit Pije alkoolike dhe duhan shënoi një rritje prej 0.7 për qind, brenda të cilit çmimi i duhanit u rrit me 1.0 për qind dhe indeksi i grupit Veshje dhe këpucë shënoi një ulje prej 0.5 për qind. Sipas INSTAT indeksi i grupitQira, ujë lëndë djegëse dhe energji shënoi një rritje prej 0.2 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 25.1 për qind. Gjatë këtij muaji çmimet e karburantit pësuan një rritje krahasuar me muajin e mëparshëm dhe konkretisht, çmimi i naftës u rrit me 1.4 për qind dhe çmimi i benzinës u rrit me 3.2 për qind.
Last Updated on E Enjte, 08 Prill 2010 19:04