Kryeministri Erdogan premton mbështetjen e projektit të konsorciumit EGL për gazsjellësin në Shqipëri
Një tjetër çështje e rëndësishme bisedimeve mes dy delegacioneve ishte mbështetja e Turqisë për projektin e konsorciumit EGL për gazsjellësin në Shqipëri.
Kryeministri Berisha mirëpriti gatishmërinë e Kryeministrit Erdogan për të inkurajuar bashkëpunimin e sipërmarrjes turke të gazit BOTASH me konsorciumin EGL në këtë drejtim. Ndihma e Turqisë është shumë e rëndësishme dhe e mirëpritur, u shpreh Kryeministri.