E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e Kryeministrit Berisha gjatë takimit me Këshillin e Biznesit turko-shqiptar

I nderuar zoti Kryeministër Erdogan,

Ministra dhe anëtarë të delegacionit të Republikës së Tuqisë,

Zotërinj ministra, të nderuar biznesmene dhe biznesmenë të Shqipërisë dhe Turqisë të pranishëm në këtë drekë.

Së pari dëshiroj edhe njëherë t`ju uroj një mirëseardhje shumë të përzemërt dhe të theksoj se vizita e Kryeministrit Erdogan përbën një zhvillim kulmor në marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve tona mike.

Shqipëria dhe Turqia janë të lidhura në historinë e tyre me mijëra fije. Gjatë perandorisë të dy kombet kanë qenë pothuajse bashkëqeverisës të saj, por më vonë Republika e Turqisë ishte një nga vendet një nga mbështetësit kryesorë të shtetit të pavarur shqiptar. Ajo ishte një nga vendet që firmosi për Shqipërinë traktatin e parë të miqësisë dhe bashkëpunimit. Turqia në të gjitha kohërat në të gjitha situatat ka qëndruar në anën e kombit shqiptar. Marrëdhëniet tona gjatë këtyre viteve pas daljes nga diktatura kanë njohur zhvillime të mëdha dhe një bashkëpunim të gjithanshëm politik, ekonomik, ushtarak, kulturor, arsimor, shëndetësor dhe këto marrëdhënien përfshijnë të gjitha fushat.

Dua të theksoj këtu se në meritën e madhe të Kryeministri Erdogan qëndron fakti se marrëdhëniet ekonomikee gjatë qeverisjes së tij njohën një shumëfishim të shpejtë. Nga 38 milionë dollarë investime turke në Shqipëri sot janë mbi 620 milionë dollarë të investuara në të gjitha fushat e rëndësishme në metalurgji hidrokarbure, telekomunikacion, banka, tekstile dhe prodhime të tjera.

Po kështu rritje të madhe kanë pësuar shkëmbimet tregtare. Kur firmosëm marrëveshjen e tregtisë së lirë nuk është se nuk kishte zëra hezitues, sepse Turqia si një nga vendet eksportuese më të mëdha në të drejtën e saj mund të mund të krijonte epërsi. Nuk besoja në këtë, sepse unë i besoj lirisë së tregut. I bindur se çdo hap drejt saj është hap drejt perspektivës. Ndaj pres me kënaqësi që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi majin që vjen. Jam i bindur se ritmi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve do të njohë nivele të reja shumë të larta.

Gjatë viteve të fundit qeveria shqiptare ka bërë përpjekje të mëdha për të krijuar një klimë miqësore ndaj biznesit duke përcaktuar dy qëllime kryesore. Së pari Shqipëria vendi me barrën fiskale më të ulët së dyti Shqipëria vendi me koston më të ulët të prodhimit. Në funksion të këtyre dy objektivave ne kemi ndërmarrë një revolucion të vërtetë fiskal, reduktuam tatimin mbi fitimin nga 25 % në 10%, realizuam uljen e tatimit mbi të ardhurat nga 23 % në 10 % , realizuam përgjysmimin e taksës për biznesin e vogël, kemi ulur taksën sociale me 31 %.

Kemi vendosur një sistem me një barrë fiskale më të ulëtin, por ju siguroj se ky është vetëm stacioni i parë sepse shumë shpejt ne do të ndërmarrim një thjeshtim të madh të sistemit tonë fiskal për ta bërë atë ndër më të thjeshtit. Shumë shpejt ne do të shtrijmë në të gjithë vendin taksën on-line për t`u ofruar biznesmenëve shërbimet më të mira dhe më të lehta, për të lehtësuar shërbimet ndaj tij. Ne përveç kësaj kemi ndërmarrë nismën “Shqipëria 1 euro”. Bazuar në këtë nismë shumë nga ju të nderuar biznesmenë mund të lidhni kontratën për tokën për shfrytëzim për qëllime turistike, industriale apo bujqësore. Ne kemi thjeshtuar shumë burokracinë ndaj biznesit, nga një vend me 42 ditë kohë regjistrimi sot regjistrimi bëhet me one-stop-shop  dhe prokurimet e dikurshme po zëvenmdësohen me prokurimin elektronik. Këtë vit nisi puna për të finalizuar sa më shpejt one-stop-shop për liçencat dhe lejet.

Shqipëria e parë në hartë është një vend i vogël, por është një vend me mundësi shumë të mëdha. Potenciali i saj turistik është i jashtëzakonshëm. Janë 400 km bregdet rënor dhe shkëmbor nga më të bukurit në Mesdhe për t`u zhvilluar. Shqipëria ka një potencial të madh ujor që bëhet çdo ditë e më i çmueshëm në kohën e një krize globale energjetike. Ky potencial është rreth 20 miliardë KË për t`u shfrytëzuar. Kompani të mëdha nga gjithë Europa përfshirë dhe nga Turqia janë angazhuar me projekte në ujërat e Shqipërisë.

Shqipëria është një vend shumë i pasur me minerale, ka një nga depozitat më të mëdha të kromit në botë, por është më e pasur në nikel, në baokside, bakër dhe hekur, ndaj dhe sipërmarrës të mëdhenj turq janë të angazhuar në Shqipëri.
 Unë dua t`i përshëndes ata sot. Dua të përshëndes Kurum, i cili ka bërë investime të mëdha në sektorin energjetik, Çalik i cili ka bërë dhe po bën investime të mëdha në sektorin e Telekomit, sektorin bankar dhe sektorë të tjerë. Gjithashtu dua të përshëndes shumë kompani të tjera dhe dua t`u shpreh mirënjohjen për vizitën tuaj dhe t`u siguroj se në këtë vend do të gjeni të gjithë lehtësitë e nevojshme për të investuar, burime dhe potenciale të mëdha,  do të gjeni një qeveri mike ndaj jush që do të bëjë çdo përpjekje për të lehtësuar investimet tuaja.            

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›