Kryeministri Berisha merr mesazh ngushëllimi nga Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës Nikola Spiric
Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës, zoti Nikola Spiric i ka drejtuar Kryeministrit Sali Berisha një mesazh ngushëllimi për tragjedinë e Gërdecit, në të cilën shprehet:
"Duke pasur parasysh ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në afërsi të Tiranës, e cila shkaktoi viktima njerëzore dhe njerëz të humbur, në emër të Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës dhe në emrin tim, do të doja të drejtoja ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju dhe qytetarët e Republikës se Shqipërisë. Qëndroj në solidaritet të thelle me familjet dhe miqtë e viktimave. Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, të pranoni konsideratat e mia më të larta," thuhet në mesazhin e Kryeministrit të Bosnje-Hercegovinës Nikola Spiric.