E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano dhe Zëvendeskryeministri Namik Dokle kane bërë sot homazhe ne shenje nderimi per z. Kujtim Hysenaj, drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili u nda nga jeta para dy

Kryeministri Fatos Nano dhe Zëvendeskryeministri Namik Dokle kane bërë sot homazhe ne shenje nderimi per z. Kujtim Hysenaj, drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili u nda nga jeta para dy ditësh, pas një sëmundje të rëndë e të pashërueshme. Kryeministri Nano u ka shprehur ngushëllimet e thella pjestarëve të familjes e të afermve të tij.

Z.Kujtim Hysenaj, do të kujtohet si një personalitet i spikatur e me përvojë të gjatë në fushën e diplomacisë e sektorë të rëndësishëm përfaqësimi të vendit tonë në marrëdhënie ndërkombëtare. Për integritetin e lartë moral dhe profesional që zotëronte dhe për cilësitë pozitive me të cilat ishte pajisur ai u zgjodh Kryetar i Shërbimit Informativ Shtetëror, detyrë të cilën e kreu më përkushtim e profesionalizëm deri në momentet e fundit të jetës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›