E Diel, 1 Nëntor 2026

Në ditën e dytë të vizitës në Paris, Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Presidentin e Agjencisë së Garantimit të Investimeve Franceze jashtë vendit (COFACE) Francois David, k

Në ditën e dytë të vizitës në Paris, Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Presidentin e Agjencisë së Garantimit të Investimeve Franceze jashtë vendit (COFACE) Francois David, ku është diskutuar për interesin dhe mundesitë e investimeve që ofron Shqipëria dhe bashkëpunimin mes sipërmarrjes në të dy vendet.

Kryeministri Nano në fillim të takimit theksoi se vlen të njihet dhe të angazhohemi për të bërë të mundur nxitjen e investimeve franceze në Shqipëri, e cila ofron mundësi të shumta në këtë drejtim.

Nga ana e tij, Presidenti i COFACE u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm në zhvillimin e ekonomisë së saj dhe tashmë ne jemi gati që të ndërhyjmë për nxitjen e sipërmarrësve francezë për të ardhur dhe investuar në Shqipëri. "Mjedisi ekonomik është stabël dhe performance ekonomike e vendit është e mirë, përsa i përket rritjes ekonomike, inflacionit dhe shlyerjes së borxheve", tha z. David. Duke shtuar se "Shqipëria është një vend me interes për investitorët francezë. Ne ndjekim me vëmendje parametrat ekonomikë të vendit dhe kemi tashmë një informacion të plotë të partnerëve në Shqipëri, të cilët mund të bashkëpunojnë me investitorët francezë".

Z. David theksoi se shkëmbimet tregtare duhet t'i përgjigjen tashmë nivelit shumë të mirë të marrëdhënive midis dy vendeve dhe se është e nevojshme ekuilibrimi i eksporteve me importet mes dy vendeve. COFACE, tha ai, është e gatshme të ndihmojë ndërmarrjet shqiptare në këtë drejtim.

Gjithashtu Presindenti i COFACE hodhi idenë e ngritjes dhe funksionimit në Shqipëri të një institucioni të garantimit të investimeve dhe për këtë, tha ai, ne jemi të gatshëm të japim asistencën tonë dhe për të trajnuar specialistë shqiptarë për krijimin e një institucioni të tillë modern. Ideja e propozuar nga z.David mirëprit dhe u mbështet nga Kryeministri Nano, i cili u shpreh për krijimin e të gjitha hapësirave të nevojshme ligjore dhe garantoi për bashkëpunimin e plotë për të finalizuar këtë projekt të rëndësishëm.

COFACE është institucioni që garanton dhe siguron investitorët dhe sipërmarrjet franceze jashtë vendit dhe vepron në 57 vende në të gjithë botë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›