Kryeministri Fatos Nano dje mbërriti në Washington dhe menjëherë, me të mbërritur aty, takimin e parë e bëri me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Ame
Kryeministri Fatos Nano dje mbërriti në Washington dhe menjëherë, me të mbërritur aty, takimin e parë e bëri me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim Kryeministri Nano ju drejtua bashkëatdhetarëve:
"...Erdha të çmallem me çdo njërin prej jush. E shikoj që jeni mirë. Dhe ndoshta, siç po përfaqësohen shqiptarët e tjerë në aleancë me këtë vend të madh, me kështjellën e demokracisë botërore, siç na do zemra të gjithëve ta quajmë, të integroheni edhe ju në këtë vend të madh, në këtë demokraci kaq të hapur për të gjithë, kaq multietnike siç na duhet edhe nga anët tona, të Ballkanit tonë të vuajtur. Unë sigurisht kuptoj akoma më mirë që ju kini mbijetuar krahas kontakteve shume të dobishme me autoritetet e Shteteve të Bashkuara se si mund të jemi më pranë njëri tjetrit, si mund të gjesdisim të ktheheni pa u larguar më nga ky vend, as prej atje. Pra ç'mund të bëjmë akoma më shumë per vendin tonë në një rrugë që s'ka kthim, në këtë rrugë që na ka bërë kaq të rëndësishëm edhe për SHBA, këtë vend kaq të madh, në këtë rrugë që po na afron dhe po na integron me qytetërimin më të zhvilluar perëndimor, në këtë rrugë ku dhe tregjet tona po hapen dhe po fitojnë aktorë të tjerë ndërkombëtarë, ku sipërmarrësit shqiptarë, një grup simpatik prej të cilëve po më shoqëron edhe në këtë vizitë, po lëvizin ndoshta më shumë se ju për të shfaqur vlerat dhe aftësitë tona sipërmarrëse dhe konkuruese dhe për të ndihmuar edhe ata, me lirinë që gëzojnë, atdheun e tyre të përfaqësohet denjësisht.
Shikoj që koefiçientët e bukurisë dhe të cilësisë janë po kaq të pranishëm edhe në këtë mjedis të vogël sa në Shqipërinë moderne që po lind, ashtu siç shoh që ndonjë trishtim, ndonjë vemendje pas, te secili prej jush, prek të afërmit në nevojë, prek hallet tona të përbashkëta të cilat të jeni të sigurt, nuk mund të përballohen pa forcuar marrëdhëniet midis nesh, solidaritetin mbarëshqiptar, për ta integruar Shqipërinë tonë të vogël, po me shumë vlera, në komunitetitn e kombeve të përparuara të botës.
Tani do të preferoja të zbrisja në nivelin tuaj.
Ju uroj të gjithëve mbarësi!"