E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas reshjeve të vazhdueshme me intensitet të lartë, të rëna gjatë ditës së sotme dhe pasdites, në zonën e Lezhës, Shkodrës, situata në këto zona është rënduar mjaft. Zëvendëskryemin

Pas reshjeve të vazhdueshme me intensitet të lartë, të rëna gjatë ditës së sotme dhe pasdites, në zonën e Lezhës, Shkodrës, situata në këto zona është rënduar mjaft. Zëvendëskryeministri Namik Dokle thirri sot në mbrëmje në një takim drejtues të ministrive të linjës për të analizuar situatën dhe për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar rëndimin e mëtejshëm të situatës. Në këtë takim ishin të pranishëm Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Viktor Doda, Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi, zëvendësministri i Pushtetit Vendor dhe Deçentralizimit Pajtim Bello, zëvendësministri i Mbrojtjes Sadedin, Stankaj dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë.

Ministri i Energjitikës Viktor Doda raportoi rreth situatës së prurjeve në kaskadën e Vaut të Dejes dhe të Drinit. Specialistët e energjitikës, tha zoti Doda, po e ndjekin minutë pas minute gjendjen në ujëmbledhësat e hidrocentraleve dhe prurjet e lumenjve. Ndërsa zëvendësministri i Pushtetit Vendor dhe Deçentralizmit Pajtim Bello informoi se shtabet e emergjencës në qarqe po ndjekin, gjithashtu, nga afër situatën në këto zona pas reshjeve të vazhdueshme, duke marrë masat për t'i paraprirë një situatë më të rënduar. Njëherësh raportuan edhe Ministri i Rendit, Transporteve dhe zëvendësministri i Mbrojtjes.

Pas analizës së situatës së krijuar deri në orën 19.00, Zëvendëskryeministri Dokle kërkoi:

•Të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike;
•Strukturat e policisë të jenë në gadishmëri të plotë në rrethet e veriut;
•Strukturat e evakuim-shpëtimit të Ministrisë së Mbrojtjes të jenë në gadishmëri për çdo të papritur në zonat e rrezikuara nga reshjet;
•Prezenca e administratës shtetërore në nivel qendror dhe lokal të jetë e plotë dhe në gadishmëri;

Në varësi të prurjes së ujrave nga reshjet do të rritet shkalla e gadishmërisë dhe do të ndërmerren masa të mëtejshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›