Sot, Kryeministri Fatos Nano, në ditën e dytë të vizitës së Tij në Washington, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Fondit Shqiptaro – Amerikan për ndërmarrjet, M. Granof. Fondi Shqipta
Sot, Kryeministri Fatos Nano, në ditën e dytë të vizitës së Tij në Washington, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Fondit Shqiptaro – Amerikan për ndërmarrjet, M. Granof. Fondi Shqiptaro – Amerikan është ngritur nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nxitjen e projekteve amerikane për zhvillimin e biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri.
Në këtë takim Presidenti M. Granof dhe Kryeministri Fatos Nano kanë biseduar për nxitjen e projekteve amerikane për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri.