E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano, duke konfirmuar vullnetin e tij te palekundur në procesin e zhvillimit të reformës zgjedhore, parë këto në lidhje të drejtëpërdrejtë me angazhimin për përmbushj

Kryeministri Fatos Nano, duke konfirmuar vullnetin e tij te palekundur në procesin e zhvillimit të reformës zgjedhore, parë këto në lidhje të drejtëpërdrejtë me angazhimin për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, me përgjegjësinë për të kontribuar maksimalisht në përmbushjen tërësore të këtyre rekomandimeve dhe të zhvillimit dhe përfundimit të zgjedhjeve të ardhshme në përputhje me standartet e njohura nderkombetare per zgjedhje te lira dhe demokratike, i ka dërguar sot një letër Drejtorit të ODIHR-it, ambasadorit Kristian Strohal.

Në këtë letër Kryeministri Nano i ka kërkuar z. Strohal që të mundesoj dergimin sa më shpejtë në Shqipëri te një misioni verifikues dhe faktmbledhes ekspertësh të OSBE/ODIHR-it, i cili të konstatojë dhe të verifikojë zbatimin apo dhe plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e ardhshme dhe ecurine e deritanishme te ketij procesi.

Kryeministri i ka kërkuar gjithashtu që ky mision, në përfundim të punës së vet të japë vlerësime dhe sugjerime për të gjithë faktorët shqiptar, duke dhene konkluzione perkatese, duke percaktuar gjithashtu prioritetet dhe radhën në këto ceshtje prioritare, pra duke kontribuar me zgjidhje dhe afate konkrete.

Gjithashtu, Kryeministri i ka kërkuar Ambasadorit Strohal angazhimin e ekspertëve të OSBE/ODIHR në mënyrë permanente, për të gjitha cështjet sensitive, në vecanti ato që lidhen me administrimin e zgjedhjeve si, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, listat zgjedhore, etj.

Kryeministri ka garantuar se qeveria shqiptare, duke njohur dhe respektuar autoritetin e OSBE/ODIHR në ketë ceshtje, në mënyrë të plotë është angazhuar dhe do të vazhdojë të jape kontributin e vet si deri tani ne zbatimin e të gjitha rekomandimeve te ketij misioni.

Me kete rast Kryeministri thekson ne kete komunikim se Qeveria dhe maxhoranca qe ai drejton do të pranojnë pa asnjë rezervë përfundimet dhe sugjerimet e misionit verifikues dhe faktmbledhës dhe do të tregojnë vullnet të plotë për të përmbushur rekomandimet dhe sugjerimet për cdo ceshtje, qoftë edhe për ato për të cilat mundet të ketë qëndrim apo vlerësim të ndryshëm.

Kryeministri ne perfundim edhe njehere shpreh qëndrimin e vet në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok që, për qeverinë shqiptare standarti i realizimit te ketyre zgjedhjeve ne perputhje te plote me ato nderkombetare eshte me i rendesishem per Shqiperine se sa rezultati i tyre. .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›