E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marre nje mesazh nga homologu i tij i Letonise Indulis Emsis ne kuader te bashkepunimit per ceshtjet e integrimit europian dhe ku shprehet mbeshtetja ne kete drejtim per Sh

Kryeministri Fatos Nano ka marre nje mesazh nga homologu i tij i Letonise Indulis Emsis ne kuader te bashkepunimit per ceshtjet e integrimit europian dhe ku shprehet mbeshtetja ne kete drejtim per Shqiperine. Ne kete mesazh thuhet:

"Që nga momenti kur Letonia hyri në Bashkimin Europian, ne jemi shumë të interesuar të bëhemi pjesë aktive e iniciativave të ndryshme të BE. Eksperienca që ne kemi fituar gjatë proçesit të integrimit në Bashkimin Europian ka treguar qartë se implementimi i plotë i standardeve dhe kritereve ka intensifikuar procesin e reformave dhe të anëtarësimit në BE. Letonia është e gatshme të ndajë me Shqipërinë eksperiencën dhe njohuritë e fituara në fusha të ndryshme.

Mbështeja për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është ndër prioritetet kryesore të qeverisë së Letonisë. Gjithashtu, meqenese Letonia është mbështetëse e fuqishme e përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ne do te bashkepunojme ne nderrmarjen e hapave konkretë të mëtejshëm për përshpejtimin e proçesit të reformave dhe implementimit të rekomandimeve të Komisionit. Në këtë drejtim është gjithashtu shumë e rëndësishme vendosja e Partneriteteve Europiane në kuadër të Procesit të Stabilizim Asociimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Parneritetet Europiane do të identifikojnë prioritetet për veprim që mundësojnë integrimin e mëtejshëm të vendit tuaj në BE, sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli Europian. Ato do të adaptohen sipas nevojave specifike të Shqipërisë dhe veçorive të Proçesit të Stabilizim Asociimit, duke përfshirë bashkëpunimin rajonal.

Më lejoni të nënvizoj gjithashtu se bashkëpunimi rajonal është një faktor tjetër thelbësor në promovimin e stabilitetit dhe të sigurisë në rajon, që siguron zhvillimin ekonomik. Letonia e inkurajon Shqipërinë, si dhe vendet e tjera të rajonit, të zhvillojnë më tej të gjitha hapsirat e bashkëpunimit rajonal.

Edhe një herë më lejoni të rishpreh mbështetjen e patundur për perspektivën europiane të Shqipërisë, si dhe për gatishmërinë tonë për të ofruar ekspertizë në fushat e nevojshme",-perfundon mesazhi i Kryeministrit te Letonise drejtuar Kryeministrit Fatos Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›