E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar gjithashtu me perfaqesuesit e larte te Bankes se Tregtise dhe Zhvillimit te Detit te Zi kryesuar nga Presidenti i kesaj banke Mustafa Gurtin. Kryeministri ne

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar gjithashtu me perfaqesuesit e larte te Bankes se Tregtise dhe Zhvillimit te Detit te Zi kryesuar nga Presidenti i kesaj banke Mustafa Gurtin.

Kryeministri ne kete takim ka bere nje ekspoze te financimeve dhe prioriteteve te nevojshme ne kuadrin e zhvillimit ekonomik te vendit.

Presidenti i Bankes se Tregtise dhe Zhvillimit te Detit te Zi eshte shprehur per prioritetet e kesaj banke ne Shqiperi jane disa projekte ne sektorin e energjise, telekomunikacionit, infrastruktures, ne fushen e transportit dhe prodhimeve, agrobisnesit,nafte gaz etj.

Gjithashtu me interes eshte vleresuar asistenca per nxitjen dhe menaxhimin e bisnesit te vogel dhe te mesem ne menyre qe ky bisnes te jete aktiv me prodhimet e veta jo vetem brenda vendit por edhe jashte tij.

Kryeministri eshte shprehur se brenda nje kohe te shpejte nga ministrite do te pergatitet nje liste prioritetesh ne ato fusha ku shprehet interes per t'u financuar nga Banka e Tregtise dhe Zhvillimit te Detit te Zi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›