Kryeministri italian Silvio Berluskoni dhe delegacioni qe e shoqeronte ate ne kuadrin e vizites ne Shqiperi mberriten ne qytetin Antik te Butrintit rreth ores 14:00 ne shoqerine e Kryeministrit shqip
Kryeministri italian Silvio Berluskoni dhe delegacioni qe e shoqeronte ate ne kuadrin e vizites ne Shqiperi mberriten ne qytetin Antik te Butrintit rreth ores 14:00 ne shoqerine e Kryeministrit shqiptar Fatos Nano.
Ne porten e hyrjes se qytetit Antik te Butrintit, kryeministrave Nano dhe Berluskoni u uruan mireseardhjen nje cift i veshur me kostum kombetar dhe u nxorren atyre buke, kripe e vere, simbol i mikepritjes shqiptare.
Vizita e kryeministrave Nano e Berluskoni ne Parkun Kombetar te Butrintit vijoi me takimin e tyre me ministren e Kultures Rinise dhe Sporteve Arta Dade, me te cilen u bashkebisedua dhe projekti per zhvillimin e teatrit dhe turizmit ne Butrint.
Kryeministri Berluskoni vizitoi se pari teatrin Antik te Butrintit , ku shprehu befasine e tij per kete amfiteater dhe ne pergjithesi per Parkun Kombetar te Butrintit.
Duke vizituar antikat e shumta ne kete amfiteater Kryeministri italian u ndal perpara nje shtatore me permasa gjigande zbuluar para disa muajsh nga nje ekspedite arkeologesh shqiptaro-italian.
Gjate vizites se Tij ne Parkun e Butrintit tregoi interes per numrin e turisteve qe e vizitojne kete Park dhe shprehu gadishmerine per te ndihmuar me ekspedita italiane per zbulime te reja arkeologjike.
Viziten e tyre ne Parkun Kombetar te Butrintit Kryeministrat Nano dhe Berluskoni e perfunduan duke mbjelle nje fidan ulliri, simbol i paqes dhe miqesise shqiptaro-italiane, ne pjesen hyrese te Parkut.