E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri shprehu kenaqesine e bashkepunimit te deritanishem me doganen italiane, e cila ka dhene nje ndihme te konsiderueshme per doganat shqiptare, sidomos nepermjet misionit CAM Albania. Meg

Kryeministri shprehu kenaqesine e bashkepunimit te deritanishem me doganen italiane, e cila ka dhene nje ndihme te konsiderueshme per doganat shqiptare, sidomos nepermjet misionit CAM Albania.

Megjithate zoti Nano kerkoi qe bashkepunimi te orientohet me mire ne luften kunder trafiqeve te paligjshme dhe krimit te organizuar.
Kryeministri theksoi disa prioritete qe kane te bejne sidomos me luften kunder trafikut te droges, qe mbetet sfida tjeter e qeverise pas luftes kunder trafiqeve te klandestineve.
"Doganat e dy vendeve tona – theksoi Kryeministri – duhet te sherbejne per krijimin e hapesires per te avancuar sherbimet mes komuniteteve te dy vendeve, kjo edhe per komunitetin e biznesit edhe te qytetareve".

Kryeministri vecoi nevojen e krijimit te mundesive teknike qe mungojne per ta eliminuar kontrabanden.
Zoti Nano theksoi se Shqiperia eshte nje importues i madh, ku vendin e pare e ze Italia. Ky fakt shume i rendesishem sjell nevojen per rritjen e bashkepunimit mes doganave qe te luftohet kontrabanda. "Ne jemi te vendosur te godasim seriozisht evazionin fiskal, evazionin doganor, per te mos lejuar aktivitetet kriminale ne ekonomi", tha Kryeministri, duke permendur ketu edhe faktin se nje pjese e te pasuruarve nepermjet aktiteteve kriminale kane investuar ose tentojne te investojne edhe ne media.
Pasi permendi edhe nevojen e doganiereve shqiptare per trajnim, zoti Nano theksoi si shume te rendesishem organizimin per t'u dhene pergjigje te gjitha ceshtjeve imperative qe u diskutuan dhe vendosen me Presidentin e Keshillit te Ministrave te Italise, zotin Silvio Berluskoni.
Zoti Guaiana u shpreh i kenaqur per bashkepunimin maksimal dhe marredheniet miqesore me doganen shqiptare dhe shprehu angazhimin e tij per te kontribuar me ndihme teknike dhe trajnimin per doganat shqiptare.
Ai e njohu kryeministrin me viziten e neserme ne doganat shqiptare per te pare nevojat teknike dhe me viziten qe drejtori i pergjithshem i doganave shqiptare, zoti Sokol Kraja do te beje se shpejti ne Itali per kete qellim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›