E Diel, 1 Nëntor 2026

Para se te kalojme ne pergjigjen e ceshtjeve eksplicide e quajta te nevojshme te sqaroj, se ne vazhdojme te mbetemi konsekuent te mentalietit karakerteristik per nje shoqeri te hapur dhe demokratike k

Para se te kalojme ne pergjigjen e ceshtjeve eksplicide e quajta te nevojshme te sqaroj, se ne vazhdojme te mbetemi konsekuent te mentalietit karakerteristik per nje shoqeri te hapur dhe demokratike ku shkenca, por edhe arsimi, duke i shpetuar dhunes etatiste behen tashme pjese e nje realieteti konkurues, te cilit sigurisht i mungojne ende shume ekuilibra.
Sidoqofte po i marr ceshtjet me radhe.

Interesimit te z. Gjoka per mbeshtetjet financiare, pra institucionale dhe sektoriale te shtetit ne dobi te pergatitjes dhe kualifikimit te shkencetareve per zhvillimin e veprimtarise shkencore e teknologjike ne funksion te rritjes ekonomike, kulturore te vendit vecanerisht shkencetareve te rinj po i pergjigjem.

Sic jeni ne dijeni ne buxhetin e institucioneve te shtetit qe mbulojne kete fushe, perballohen shpenzimet per shkollat pasuniversitare, per mbrojtjen e gradave dhe marrjen e titujve shkencore. Tarifat ekzistues per shkollat pas univerisitare jane ende shume te vogla, krahasimisht kostos reale qe perballohet nga buxheti i Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Pra ajo qe po them eshte se universitetet e ofrojne kete sherbim shume te kualifikuar praktikisht pa pagese dhe kjo eshte nje kosto buxhetore qe kemi marre persiper ne financimin e arsimit te larte.

MASH eshte aktualisht ne fazen e studimit te kostove reale dhe mundeise se propozimit qe keto shkolla te kalojne teresisht ne vetfinancim, shpresoj se ne nje periudhe me shpjet se ajo afatmesme. Tashme ne kemi nje realietet te ri qe na mundeson vleresimin per punen shkencore te reflektuar edhe ne sistemin aktual te pagave ne sistemin ne sektorin public, pra me marrjen e grades shkencore ne menyre automatike rriten edhe paga e punonjesit te kualifikuar, shkencor apo kerkues, pedagogjik apo ne institucione ne funksion te zhvillimit ekonomik. Kjo eshte bere per te motivuar dhe stimuluar kualifikimin dhe per te minimizuar rrjedhjen e trurit, por ne kete rast shteti paguan aftesine potenciale per te kualifikuar dhe jo produktin e punes se nje individi te kualifikuar. Ne politiken e pagave shteti eshte kujdesur ne menyre te vecante per kategorine e punonjesve shkencore dhe pedagogeve ne univertitete, vecanerisht duke organizuar ne vitin 2001 permirsime te ndjeshme ne kete fushe. Ka sigurisht akoma nevoje per ngritje pagash, por kjo do te behet me skema stimuluese dhe diferncuese ne menyre qe shperblimi te vije ne perputhje me produktin dhe principet e ekonomise se tregut dhe te konkurences ne kete fushe. Me lejoni ta mbyll kete ekspoze per interesimin tuaj te pare duke ndare me ju informacionin se Keshilli i Politikes Shkencore te Zhvillimit Teknologjik qe une drejtoj se shpejti do te marre ne shqyrtim nje platforme te re organike per te sjelle ndryshimet e duhura ne organizimin teresor ne sistemin kerkimor dhe shkencor te Republikes se Shqiperise.

Interesi i dyte qe shfaq z. Gjoka ka te beje me institucionalizimin e bashkepunimit me qender ne kerkimin shkencor dhe teknologjik per te identifikuar prioritetet dhe strategjite e zhvillimit shoqeror dhe social - ekonomik ne dobi te vendit. Kjo pyetje me vjen natyrshem sic me doli dhe ne nje takim zyrtar me drejtuesit e Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise, te cilet per fatin tone te mire, te perbashket, kane arritur te artikulojne me pergjegjsi dhe me agresivitet madje, nje lloj padurimi pozitiv, kerkesen per te marre pjese ne te gjitha projektimet qe behen ne funksion te zhvillimit prioritar te vendit ne integrim.

Natyrshem sistemi actual i vendit ne perputhje me ligjin per shkencen ka qendra kerkimore si niveli me i ulet, institutet kerkimore dhe qendren kombetare si niveli me i larte. Financimi i institucioneve adresohet direkt ne agjensite e specializuara dhe besoj se, ne perputhje me misionin e tyre, objektivat e punes shkencore qe zhvillohet po vijne drejt perputhjes me prioritetet dhe strategjite e zhvillimit sektorial. Misionet e ketyre insititucioneve dallojne ndjeshem sipas grupeve dhe bashkerendimi prandaj behet I domosdoshem, por mbetet nje process I veshtire per t'u realizuar ne permasat qe mobilizojne te gjitha resurset.

Kjo vjen dhe nga fakti qe sistemi aktual kerkimor shkencor eshte shume i shperndare ne njesi te vogla, dhe ne jo pak raste te pa afta ende per t'i paraprire zhvillimit te vendit, kryesisht procesit te rinovimit teknologjik.

Kjo verehet sidomos ne intitucionet e dikastereve. Pra shqetesimi eshte i pranishem dhe ka filluar procesi i rishikimit dhe i korrigjimit te mekanizimave te koordinimit te tij gjithashtu. Une permenda si shembull pozitiv ate te ministrise se Bujqesise qe ka nisur integrimin e instituteve ne varesi te saj per te krjuar struktura sa me efikase qe do t'i sherbejne realisht zhvillimit te bujqesise ne vend.

Qeveria ne proceset e hartimit te strategjive sektoriale dhe integrale te zhvillimit te vendit gjithnje e me shume po angazhon shkencetaret vendas. Shembulli me tipik I perpjekjeve te Qeverise per bashkerendim mbeten programet kombetare te zhvillimit, jane dhe kondicialitetet kryesore te projektbuxhetit te ri qe komisionet po shqyrtojne. Fusha e re e bashkepunimit dhe koordinimit te kesaj verpimtarie shkencore dhe zhvillimi teknologjik po vjen me angazhime me te medha te premtuara edhe nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, e cila po parapregatit tani nje reforme te gjithshanshme te veprimtarise se vet. Mbetet problem bashkepunimi I institucione shkencore me agjencite homologe neper bote gje qe po programohet te rrise bashkekohesine dhe efikasitetin e aktivitetit tone shkencor ne funksione te zhvillimit te vendit.

Ceshtja e trete qe ngrini ka te beje me vleresimin nga ana e Keshillit te Politikes Shkencore dhe te Zhvillimit Teknologjik per efikasitetetin e verpimtarise te intitucioneve pertej zhvillimiit teknologjik ne vend si dhe me stardartet qe perdoren per kete vleresim. Une dua t'ju informoj se ne te gjitha rastet kur merren ne shqyrtim keto probleme Keshilli ka analizuar me pergjegjsi dhe kompentence ecurine e kerkimit shkencor ne vend, po ju rithkesoj ne formulimin dhe realizimin e politikave me koherente qe vijne duke iu perputhur starndarteve te BE ne fushat e kerkimit dhe te fokusohen ne fushat kryesore qe japin efektin maksimal me resurset ekzistuese. Eshte vendosur te punohet ne periudha trevjecare per te krijuar hapersirat e nevojshme kohore te gjykimit mbi ecurine e programeve dhe te nevojave per korrektimin e tyre. Sa per ilustrim nje nga programet prioritare per trevjecarin 2003-2005 Programi kombetar me titullin "Shoqeria dhe Teknologjia e Informacionit" i ka dhene nje shtytje te madhe ketij zhvillimi dhe ne sot jemi deshmitar te inciativave dhe aksioneve ne nivel kombetar per ta futur vendin tone realisht ne shoqerin e informacionit. Ka dhe mjaft instrumente te bashkepunimit nderkombetar ne kete fushe te nxitura dhe nga BB dhe qeverite e vendeve kryesore te industrializuara. Lidhur me standartet vlersuese ministria e Arsimit dhe Shkences po punon per formulimin dhe implemtimin e indikatoreve dhe standareteve vleresuese per kerkimin shkencor, ne reference te parametrave qe perdorin 24 vendet me te industrializuara te Organizates se Bashkepunimit Ekonomik per Zhvillim.
Ceshtja e katert per percaktimin e drejtimeve dhe te objektivave qe permirsojne strukturen e rrjetit e te institucioneve shkencore dhe fuqizojne universitetet si qendra te veprimtarise shkencore te zhvillimit teknologjik, me con te sjellja e informacionit qe i referohet bashkesise se ketyre institucioneve si rrjet i kerkimit shkencor ne bote. Perfshirja e ketyre ne rrjetin perkates ende eshte formale sepse nuk ka ndonje kriter vleresues per efekte te krijimit te kesaj liste, te ketij rrjeti, te ketyre institucioneve. Per ilustrim mund te permendja mungesen e kritereve dhe te argumenteve per funksionimin e instituteve ekzitues ende nen ombrellen administrative te Akademise se Shkencave. Pra dua te permend dhe faktin qe shumica e institucioneve aktuale ka devijuar ndjeshem ne objektivat fillestare te saksionuara ne vendimet e konstituimit te tyre dhe ka ende nje energji te paparanueshme qe nuk I lejon dhe ato te adoptojne poltikat bashkekohore per zhvillim.

Ne keto kushte qeveria eshte e ndergjegjshme per nevojen e ristrukturimit dhe ripozicionimit te kerkimit shkencor ne skemen e re te prioriteteve te zhvillimit te vendit. Ne po veme per kete qellim ne funksionim mekanizmat ekzistues si dhe po hartojme nje plan te detajuar veprimesh per te arritur transformimin e nevojshem. Gjithsesi, shteti demokratik nuk mund dhe nuk duhet te imponohet per tutele apo per marrjen e nje roli dirigjenti ne kete fushe. Lidhur me univerisitetet problemi eshte me kompleks. Puna kerkimore ne to synon dy objektiva: permirsimin dhe dhe ngritjen e cilesise se mesimdhenies dhe pjesemarrjen e univesiteteve dhe te akademive universistare ne procesin inovativ dhe te zhvillimit qe nga zgjedhja e programeve deri te formulimi I projekteve qe I sherbejne zhvillimit afatgjate dhe te qendrueshem te vendit.

Edhe njehere qeveria ngarkon dhe monitoron MASH per te vazhduar punen me grupe ekspertesh qe rrisin rolin e univesiteteve si qendra kerkimore shkencore mbi bazen e konkurimit dhe adresimit te kerkeses ne tregun e dijeve.

Ceshtja e peste qe ngrini ju dhe e fundit per nxitjes e privatzimit te verpimtarsie shkencore dhe te zhvillimit teknologjik ka kete informacion.
Vitet e fundit mbeshtetur ne legjislacinionin aktual dikasteri i specializuar i ekzekutivit, pra MASH ka bere disa hapa per te krijuar mundesine e pjesemarrjes te institucioneve private ne konkurim me projekte kerkimore ne programe kombetare dhe bilaterale me Greqine dhe Italine. Sektori privat merr pjese aktive sidomos ne drejtim te rinovimit teknologjik. Ne disa fusha sidomos ato te informatikes sektori privat eshte pothuajse predominant jo vetem per pajisjet, por edhe per zgjidhjet qe ofron pikerisht sektori shteteror ka arritur te behet edhe klient I tij.

Ky eshte product I koherences,i konkurences dhe I ecjes se lire te ketyre sektoreve bashke me shoqerine perpara. Pra qeveria ka ne vemendjen e vete edhe kete problem dhe ne te ardhmen e afert do te synoje te krijoje hapesira me te medha per nje treg edhe me solid privat edhe ne fushen e kerkimit dhe te zhvillimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›