E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar sot paradite, me kerkesen e tyre, me pronaret kryesore te mediave elektronike shqiptare. Ne takim moren pjese edhe Kryetari i Komisionit Parlametar te Mediave, de

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar sot paradite, me kerkesen e tyre, me pronaret kryesore te mediave elektronike shqiptare. Ne takim moren pjese edhe Kryetari i Komisionit Parlametar te Mediave, deputeti Musa Ulqini dhe Kryetari i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit (KKRT), SefedinÇela.

Kryeministri Nano tha se i ka ndjekur shqetesimet e tyre dhe i njohu pjesemarresit me projektligjin e ri "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin 8410, date 30.9. 1998, "Per radion dhe televizionin publik dhe privat ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar, i cili do te kaloje sot per shqyrtim dhe miratim ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave.

Projektligji, i cili eshte propozuar nga Kryeministri, do te shqyrtohet sot ne Qeveri, ka per qellim forcimin e masave per respektimin e se drejtes se autorit, te se drejtes televizive dhe detyrimit per blerjen e programeve radiotelevizive, sipas akteve ligjore e nenligjore ne fuqi, si dhe piraterise, informalitetit ne mediat televizve etj.,çeshtje te cilat perbejne nje shqetesim te vazhdueshem te shprehur nga perfaqesuesit e operatoreve radiotelevizive. Disa opreatore radiotelevizive e ushtrojne veprimtarine e tyre tregtare dhe ekonomike me lende te pare te pervetesuar, transmetojne filmat artistike, telenovelat, dokumentaret apo ndeshjet sportive pa u prodhuar apo shkembyer, ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi.

Projektligj ka si qellim qe te shmange keto fenomene. Ai percakton programet e ligjshme per transmetim, sipas legjislacionit juridiko-civil, si dhe sanksionon detyrimin per depozitimin prane Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit (KKRT) te dokumetacionit, i cili verteton te drejten e transmetimit te programeve, te shoqeruara me identifikimin teknik te tyre, te prodhuara, apo te shkembyera, ne menyra te tjera te ligjshme.

Projektligji synon ndalimin e transmetimit te programeve me logon e stacioneve te huaja televizive, pevec atyre operatoreve qe u eshte njohur kjo e drejte nga ana e licensimit per transmetimin e programeve te ketyre operatoreve te huaj. Projektligji fut elemente te se drejtes se transmetimit te reklames si dhe percakton sanksionet administrative ne rast mosrespektimi te detyrimeve te parashikuara. Gjithashtu projektligji percakton autroritetin per vendosjen e sanksioneve, i cili eshte Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit, qe vepron me nismen e vet apo ne baze te ankesave te subjekteve radiotelevizive. Sanksionet kane te bejne me vendosjen e gjobave, apo ne rast perseritjeje, me reduktimin e afatit kohor te licensave te transmetimit, deri ne heqjen e tyre dhe me sekuestrimin e shitjen e aparaturave te transmetimit.

Te gjithe pjesmarresit ne takim falenderuan Kryeministrin dhe Qeverine per hartimin e ketij projektligji, zbatimi te cilit do t'i jape fund piraterise televizive dhe do tí hape rruge konkurrences se ndershme ashtu siç e kerkon ekzistenca e nje shtypi te lire ne nje shoqeri te lire demokratike. Ata e vleresuan projektligjin si dhe angazhimin e Kryeministrit dhe te Qeverise Shqiptare si nje kontribut per zhillimin e metejshem te medias vizive dhe per gjithe mediat shqiptare ne pergjithesi. Perfaqesuesit e mediave elektronike u shprehen se projektligji qe do te miratoje qeveria u jep shansin mediave elektronike qe ta ushtrojne biznesin e tyre me rregulla te plota, te qarta e te ndershme ligjore dhe i ve mbi baza te barabarta konkurruese.

Drejtuesit kryesore te mediave elektronike qe moren pjese ne kete takim gjeten rastin te falenderojne Kryeministrin per vendimin e Qeverise per diferencimin e pageses se energjise elektike qe u miratua para disa muajve, vendim i cili ka filluar te funksionoje.

Kryeministri Nano u shpreh se do te shfrytezohen te gjitha hapesirat e mundeshme ligjore per keto probleme, si dhe i informoi pjesemarresit per nje nderhyrje tjeter ne fushen e reklamave televizive.

Gjate takimit, i cili kaloi ne nje bashkebisedim mes palesh, u shpreh edhe ndonje mendim ne lidhje me kohen implementimit te projektligjit, por ne fund u ra dakord se nuk mund te behet kompromis me ligjin. Kryeministri kerkoi, per kete problem, solidaritet mes televizioneve gje qe u perkrah nga te gjithe. Kjo eshte e domosdoshme per dinjitetin e vete ligjit.

Kryeministri kerkoi nga Kryetari i Komisionit Parlametar te Mediave, deputeti Musa Ulqini, qe te pershpejtohet miratimi i tij ne komisionin e mediave si dhe ne paraqitjen e tij per miratim ne Kuvend. Zoti Ulqini u shpreh optimist dhe tha se do ta mbeshteste fuqimisht hartimin e projektligjit dhe se Komisioni i Mediave do bente te gjitha perpjekjet per ta diskutuar sa me shpejt te jete e mundur dhe per ta futur sa me pare projektin per miratim ne Kuvend.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›