E Diel, 1 Nëntor 2026

Eshte zhvilluar sot nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano mbledhja e Komitetit Nderministror te Politikave Ekonomike, e cila kishte për qëllim raportimin dhe diskutimin mbi ecurinë e proçesit

Eshte zhvilluar sot nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano mbledhja e Komitetit Nderministror te Politikave Ekonomike, e cila kishte për qëllim raportimin dhe diskutimin mbi ecurinë e proçesit të prokurimeve dhe realizimin e planit të investimeve, në funksion të realizimit të prioriteteve të programit të Qeverisë, si dhe të garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe optimist të ekonomisë në tërësi.

Ne fillim te kesaj mbledhje Kryeministri Nano ka theksuar se ky takim i sherben analizes se ecurise se deritanishme te programit qeverises progresit te bere ne kete drejtim te investimeve publike, prokurimet publike dhe ne realizimin e projekteve prioritare ne cdo dikaster.

"Jemi ne kohe qe ti pergjigjemi edhe me mire interesave te publikut per me shume sherbime dhe me shume infrastrukture" tha kryeministri.

Me pas Ministri I Financave Kastriot Islami ka bere nje pasqyre te detajuar te situates makro ekonomike, ku u shpreh se deficiti eshte ne tregues optimal. Gjithashtu Islami u ndal ne problematiken e rialokimeve dhe te vleresimit per kerkesat qe synojne shtimin e shpenzimeve buxhetore ku ai vecoi kerkesen e ish te perndjekurve per kompesim duke theksuar se per te plotesuar kete kerkese shteti shqiptar do t'i duhej te mos bente asnje investim publik per nje periudhe 10 vjecare per te paguar nje shifer prej 1.5 miliard dollare per kompesimin e tyre.

Me tej ministrat Poci, Dervishi, Malaj, Xhani, Doda, Memushi, kane vazhduar raportimin ne lidhje me ecurine e realizimit te prokurimeve dhe investimeve per prokurimet perkatese.

Kështu përsa i përket investimeve direkte në infrastrukturën rrugore, Ministri Poçi ka raportuar se Konkretisht nga 158 objekte që do t'i nenshtrohen procesit te tenderimit këtë vit në sektorin rrugor, prokurimet kanë përfunduar për 64 objekte, 57 objekte janë në proçes vlerësimi (përfundojnë brenda datës 25.05.2003), tenderimi për 23 objekte përfundon brenda muajit maj dhe vetëm 14 objekte janë në proçes të hartimit të dokumentave. Nga ana e MTT dhe DPRR-së po punohet për përfundimin e tenderimeve brenda afatit, i cili me vendim të Këshillit të Ministrave është përcaktuar 15.06.2003. gjithashtu Ministri Poçi shprehu besimin se me punën që po bëhet dhe masat e marra së fundi, buxheti vjetor do të realizohet plotësisht. Punimet kanë ecur me ritme të kënaqshme edhe përsa i përket financimeve të huaja, ku mund të përmendim segmentet Rrogozhinë-Elbasan, Qukës-Q. Thanë, Tapizë-F. Krujë dhe mbikalimin Fushë Krujë, mbikalimi i Dajlanit, lidhja e rrugës Milot-Lezhë me Lezhë Shkodër, etj. Po punohet sipas kontratës për hartimin e fizibilitetit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, etj.

Ministri Xhani theksoi se një ndër prioritetet e Ministrisë së shëndetësisë është rritja e numrit të ndërtimit dhe rikonstruksionit të Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave, ku nga 53 të realizuara në vitin 2002, në vitin 2003 janë planifikuar 165 të tilla. Prokurimet për këto objekte janë realizuar në masën 91% dhe pjesa e mbetur do të përfundojë së prokuruari brenda datës 15 qershor 2003. Në shërbimin shëndetësor spitalor janë financuar 199 milion lekë, që përbëjnë 68% të planit të investimeve për këtë periudhë. Ndërkohë në proçes prokurimi janë rikonstruksioni i Spitalit të Tepelenës, Gjirokastrës, Vlorës, i Repartit të Kirurgjisë të Shkodrës, etj.

Ministri Memushi theksoi se për vitin 2003 do të përfundojnë 257 objekte, ndërsa 35 objekte të tjera do të financohen në vazhdim edhe për vitin 2004. përsa i përket 93 objekteve të financuara nga donatorët, për 90% të tyre kanë përfunduar prokurimet dhe pjesa tjeter do te vazhdoje ne te ardhmen.

Sipas tyre ne pergjithesi ecuria e deritanishme e prokurimeve eshte e kenaqshme dhe do te respektohen detyrimet per kompletimin e procesit te prokurimeve brenda muajit Maj.

Buxheti eshte ne tregues pozitiv kane vene në dukje ministrat perkates dhe progresi i bere eshte i dukshem ne realizimin per permbushjen e detyrimeve ligjore.

Ne perfundim te kesaj mbledhjeje, Kryeministri Fatos Nano u shpreh:

"Kjo analize e sotme sherben per tju nxitur te gjitheve ne pershpejtimin e te gjitha pergatitjeve qe implementojne programin e investimeve publike. Kjo mbledhje do te jete periodike, pra te pakten nje here ne muaj. Ne kete funksion kam urdheruar per nderhyrje te nevojshme(e cila do te na sjelle ne vendimarrejen e qeverise) ne skemat e perdorimit te donacioneve apo te menaxhimit te fondeve publike, krijimin e nje Taske-Force qeveritare, qe do ta drejtoje zoti Meta, ne bashkepunim me zotin Islami dhe zotin Malaj, per te ndjekur ecurine dhe per te na sjelle per vendimmarrje apo arsyetim ne kete funksion rialokime prioritare te domosdoshme. Prane meje ka nisur te funksionoje grupi i monitorimit per zhvillim, qe gjithashtu do te ndihmoje ne kete funksion, veçanerisht ne sherbim te KRTRSH-se, pra per investimin ne territor dhe per marredheniet me biznesin , ne sensin e akselerimit te procedurave dhe te kapercimit te pengesave ne marredheniet e tij me administraten, per projekte te zhvillimit prioritar dhe per aktivizim fondesh jopublike ne kete funksion.

Nje nga komponentet qe do te vazhdoje te ndjeke me prioritet edhe kjo Taske-Force, perveç qeverise dhe Komitetit te Politikave, do te jete edhe axhenda e privatizimeve strategjike, e cila , siç po konstatojme te gjithe se bashku, po ecen me pergatitjet instrumentale dhe me rishfaqje interesi nga bleres strategjik potencial, ende.

Dy ceshtje jane prioritare, per treguesit e 4-mujorit qe sjellin kete diference ndermjet shifrave sektorial dhe thesarit (ju do tí nxirrni pas 5 ditesh) dhe njekohesisht, del e nevojshme qe te kuptojme te gjithe se bashku me mire ecurine dhe nevojen per ta ndjekur ne menyre shume dinamike, e realizimit te te ardhurave buxhetore, plus te ardhurat dytesore, plus te ardhura potenciale nga privatizimet strategjike per vitin 2003 dhe ne vazhdim dhe ne kete funksion rishikimi, me nje sens te programit buxhetor 3-vjeçar, pra afatmesem, te Programit te Investimeve Publike (PIP), ne themel te prioriteteve qe ka infrastruktura dhe zhvillimi urban. Ketu do te veçoja, proceset qe po perballojme qe nga legalizimet deri ne absorbim masakre, apo zhvillim turizmi dhe nje detyre e fokusuar prioritare, pas diskutimit parlamentar, per aq amendim sa u be ne Ligjin e Prokurimeve Publike, e kesaj Taske-Force, e Komitetit te Politikave dhe e qeverise, ne bashkepunim me kabinetin tim, duket se duhet te jete, brenda jo me larg se sa dy javeve, pergatitja, shqyrtimi, miratimi ne qeveri dhe paraqitja ne Kuvend e nje kuadri ligjor, had-hok, do te thosha , per financim, me burime publike dhe private, tek privatet perfshi dhe mbeshtetje bankash private ose publike te huaja, e nje programi investimesh te perqendruara dhe te pershpejtuara ne infrastrukture, per projektet e rrugeve nacionale prioritare, perfshire edhe Durres-Kukes, krahas bregdetit, per mbylljen e akseve Veri-Jug dhe Perendim –Lindje, dy korridoret, ku ballas, ne kete investim per zhvillim, investim politik, gjithashtu, do ta mbroj une ne emrin tuaj ne Kuvend dhe ju ne emer te qeverise ne komisione, do te kerkonim qe Kuvendi, perballe edhe institucioneve financiare nderkombetare, gjithashtu, te votoje per nje zgjidhje qe ofron ne kohe permbushjen e nevojave prioritare ne kete fushe, ndertim-infrastrukture.

Pra do te kemi nje liste projektesh dhe vleftash prokurimi per to, si edhe nje bilanc burimesh, e ritheksoj, publike, private, nga kompanite e ndertimit vendase , sidomos, dhe mbeshtetje me kredi bankare, private, eventualisht edhe nga Banka e Kursimeve, do ta studiojme perqasjen ne negociata per kete qellim, plus bankat publike te huaja ne Shqiperi, qe do te merrnin persiper administrimin e atij borxhi, qe na u shfaq ne diskutimin ne qeveri dhe ne Parlament per prokurime me te gjata se sa 12 muaj.

Pra, duket se eshte e domosdoshme te thellojme reformat qe e nxisin zhvillimin dhe prioritetet qe ka lufta kunder varferise, perballe karakterit ende te padisiplinuar, informal te tregut financiar vendas, me synimin, per te mobilizuar ligjerisht, prandaj do te kerkojme angazhimin e Kuvendit ne kete funksion, resurset qe levizin ne tregun shqiptar dhe per t'i perdorur ne dobi te investimit per zhvillim ne sektore prioritar qe shumefishojne vleren e levizjeve dhe transaksioneve financiare apo te investimeve te tjera publike dhe private, per shkak te perparesise qe ka infrastruktura dhe disiplinimi I tregut apo i territorit ne sektoret e tjere te rritjes se qendrueshme ekonomike.

Pra ajo qe po them me te gjithe kete arsyetim qe rikapitulova, eshte qe puna e qeverise do te fokusohet ne kete funksion, me te gjitha trupat e ekspertizes administrative dhe politike vendimmarrese, ne bashkepunim me Kuvendin , ne nje sfide per zhvillim, ku ftohet i gjithe spektri politik te kontribuoje. Kete do ta bejme ne menyre shume transparente, me pergjegjesine e plote politike, ne menyre qe zhvillimi i vendit, pogrami i investimeve publike, fati i buxhetit, te mos vihen ne trysnine e grupeve sociale ne nevoje, jashte prioriteteve te programuara, ne bashkepunim me banken dhe Fondin, pra jashte prioriteteve te programuara ne Strategjine Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Shoqeror.

Ne degjuam sot, nga ministri i financave fjaline "fatura absurde e nje segmenti jo perfaqesues te te perndjekurve", absurde per shkak te abuzimit me konceptin perndjekje, si koncept legal, me perfitimin nga amnistia politike e 1991 ne Kuvend, ku jane disa miliarda te tjera, qe nuk dihet ku kane perfunduar dhe natyrisht me spekullimin politik te kesaj çeshtjeje nga opozita dhe çeshtja mbetet sensitive publikisht, te flasim qarte qe ne jemi te vendosur te mbrojme gjithe skemen , institucionet dhe punen e shtetit per zbatimin e strategjise kombetare te zhvillimit, nuk mund te leme vendin pa investime, te garantojme segmentet e rritjes se qendrueshme ekonomike dhe permbushjen e prioriteteve ne dobi te te gjithe popullsise dhe natyrisht, ne kete proces do te marrim edhe angazhime publike per te shqyrtuar ku eshte e mundur permiresimin e instrumentave, incentivave dhe programeve te asistences per integrim te komuniteteve ne nevoje nga te pastrehet,te papunet, te perndjekurit, deri tek te te ardhurit prane qendrave te medha urbane apo gjithe ky arsyetim edhe ne funksion te zgjidhjes se qendrueshme te çeshtjes se kthimit dhe kompensimit te ish-pronareve. Pra kam parasysh edhe te permbyturit nga veprat e medha hidroenergjetike etj."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›