Sot, Kryeministri Fatos Nano mberriti ne Bari te Italise ku do te marre pjese ne Samitin e Kryetareve te Qeverive dhe Ministrave te Puneve te Jashtem, te Nismes se Adriatikut dhe Jonit, kryesine e rad
Sot, Kryeministri Fatos Nano mberriti ne Bari te Italise ku do te marre pjese ne Samitin e Kryetareve te Qeverive dhe Ministrave te Puneve te Jashtem, te Nismes se Adriatikut dhe Jonit, kryesine e radhes te te cilit gjate periudhes maj 2002 deri ne maj 2003 e ka patur Italia.
Ne kete Samit do te marrin pjese kryetaret e qeverive dhe ministrat e jashtem te Shqiperise, Bosnje-Hercegovines, Kroacise, Greqise, Italise, Sllovenise, Serbise, Malit te Zi.
Ne samit do te zhvillohen nje numer aktivitetesh.
Kryeministri Fatos Nano gjate punimeve te Samitit te Barit pritet te zhvilloje takime me homologet e tij, pjesemarres ne kete takim, si dhe te marre fjalen ne Mbledhjen Plenare.
Nisma e Adriatikut dhe Jonit (NAJ) u themelua me Konferencen e Ankones ne maj te vitit 2000 dhe ka si qellim ta beje pellgun e Detit Adriatik dhe Jon nje pellg ku te mbizoteroje bashkepunimi ekonomik, paqja dhe siguria. Ai perben gjithashtu nje lidhje natyrale midis Bashkimit Europian dhe Evropes Jug-Lindore, midis Evropes dhe Mesdheut dhe karakterizohet nga prirja per modernizim permes unionit. Nisma e Adriatikut dhe Jonit synon te mbroje kete pellg qe te mos behet pellg i trafiqeve dhe veprimtarive kriminale dhe me synimin qe brigjet e ketyre deteve te jene me afer njeri-tjetrit duke lene menjane dhe duke i bere te tejkaluara tensionet politike, fetare dhe etnike.
Vendi yne qe ne fillim e mbeshteti kete Nisme duke premtuar pjesemarrje aktive, pasi e konsideron bashkepunimin rajonal si nje nga mjetet e rendesishme drejt integrimit europian. Ne aktiviteteve te zhvilluara gjate periudhes qe nga krijimi i kesaj Nisme, Shqiperia ka luajtur nje rol mjaft aktiv.