Shkelqesia Juaj, z. President i Keshillit te Ministrave, Te nderuar Kolege, Zoterinj Ministra, Shkelqesite tuaja, Zonja e Zoterinj, Jam i nderuar te pershendes kete mbledhje te kryetareve te q
Shkelqesia Juaj, z. President i Keshillit te Ministrave,
Te nderuar Kolege,
Zoterinj Ministra,
Shkelqesite tuaja, Zonja e Zoterinj,
Jam i nderuar te pershendes kete mbledhje te kryetareve te qeverive dhe te ministrave te jashtem te vendeve pjesemarrese te Nismes se Adriatikut e Jonit, ketu ne qytetin e bukur dhe mikprites te Barit
Angazhimi personal i Kryeministrit Berluskoni i jep me shume valence politike nismes sone nepermjet takimit te Kryetareve te qeverive te vendeve antare, rezulton teper e dobishme ne funksion te realizimit te objektivave qe bashkerisht kemi paracaktuar dhe qe synojne afrimin e metejshem te vendeve tona me njeri-tjetrin dhe integrimin e vendeve tona ne institucionet euroatlantike. Kam nderin te pershendes Presidencen italiane per arritjet e realizuara permes aktiviteteteve te spikatura te Gupeve te Punes gjate ketij viti te kryesise se saj si dhe shpreh bindjen se edhe presidenca sllovene do te jete po kaq e suksesshme.
Me kenaqesi konstatojme se NAJ, edhe pse ka vetem tre vjet jete, eshte zhvilluar duke pervijuar nje profil gjithnje e me te plote. Ajo perfaqeson tashme nje kuader bashkepunimi e sinergjie ne fusha vitale per te ardhmen e vendeve tona, siç jane ato te ekonomise, turizmit, mjedisit, rendit publik, transportit, shkences e kultures. Takimi i Kryetareve te Parlamenteve te vendeve tona, i cili pritet te zhvillohet vetem pas tre diteve ne Ravena, pas atyre te zhvilluara me pare ne Kroaci dhe Greqi, i ka shtuar nje dimension te ri NAJ-it. Ky bashkepunim pritet te zgjerohet me tej edhe ne nivelin e autoriteteve lokale, roli i te cileve ne kuader te reformimit te panderprere te autonomise vendore, behet gjithnje e me i rendesishem dhe duhet domosdoshmerisht te marre vendin qe i takon ne nje shoqeri demokratike.
Bashkimi ne Nismen e Adriatikut e Jonit buron nga vetedija se ne jemi te angazhuar ne te njejten axhende integruese, axhende sipas se ciles, pas renies se diferencave ideologjike, vendet tona jane qe te gjitha te orientuara drejt integrimit ne shoqerite e shkembimit te vlerave.
Ne kete realitet integrues ka nje numer te pafund iniciativash ne te cilat jane angazhuar aktoret kryesore te shoqerive tona. Ne kete kuader, NAJ, permes promovimit te bashkepunimit gjithnje e me te ngushte ndermjet vendeve tona, forcimit te institucioneve demokratike dhe te ekonomise se tregut, po jep nje kontribut te spikatur ne forcimin e stabilitetit dhe te sigurise ne rajon dhe te integrimit evropian. Vendet tona, qe kane hyre tashme ne kete proces te pakthyeshem, gjejne tek kjo Nisme, modelet dhe eksperiencat praktike interaktive qe i pershpejtojne keto procese.
Fakti qe dy vende anetare te nismes sone, Greqia dhe Italia do te mbajne presidencen e BE-se per kete vit, krijon kushte reale per ta afruar me shume BE-ne me programet dhe projektet qe realizojne grupet tona te punes. Shembulli i programit Interreg III eshte sinjifikativ ne kete drejtim.
Vendi im, Shqiperia, ndodhet tashme ne nje stad te ri te dialogut te saj me institucionet europiane pas hapjes zyrtare te negociatave per MAS me Komisionin Evropian ne janar te ketij viti. Per te arritur deri ketu, qeveria shqiptare ka realizuar shnderrime te medha dhe te prekshme ne drejtim te stabilitetit demokratik te vendit si dhe ne thellimin e reformave. Shqiperia ka demonstruar se luan nje rol te rendesishem per stabilitetin ne rajon. Nga nje vend qe deri para pak vitesh kishte nevoje per asistencen e shteteve te tjere per stabilitetin e vet, tashme Shqiperia eshte aktive ne instalimin e paqes dhe te demokracise ne vendet e tjera te rajonit, po edhe me gjere, deri ne Afganistan dhe se fundi ne Irak. Ne po punojme intensivisht qe ta shnderrojme rajonin e Ballkanit Perendimor ne nje rajon te hapesires te ekonomise se hapur duke perballuar me guxim konkurencen e lire. Ne kemi pasur arritje spektakolare vecanerisht ne luften kunder trafiqeve ilegale. Tash po mbushet nje vit qe nga brigjet tona shifrat e trafikut te qenieve njerezore kane rene ne zero. Kjo ka krijuar me shume mundesi qe ne te orientohemi me mire ne luften kunder trafiqeve te droges, apo kunder krimit te organizuar. Ne kete kuader besoj se edhe NAJ mund te fokusohet me mire me qellim qe te realizohet nje bashkepunim me i mire mes vendeve tona. Krimi i organizuar dhe trafiqet tashme jane nderkombtarizuar dhe burokracite tona duhet te pershpejtojne punen e tyre bashkevepruese. Me shume marreveshje dy dhe shumepaleshe duhet te nenshkruhen mes nesh dhe kjo mund te realizohet vetem duke tejkaluar mentalitetet e sovranitetit klasik dhe te punes se izoluar, duke tejkaluar mentalitet e xhelozise tradicionale dhe te paragjykimeve qe, edhe pse ne tkurrje, ende i kemi mes nesh.
Pervoja ka treguar tashme se rezultatet ne keta sektore shtohen ne proporcion me angazhimin tone ne keto sfida dhe me nivelin e bashkepunimit me partneret tane, siç eshte ai qe realizojme per keto probleme ne kuadrin e nismes sone, NAJ. Iniciativa e qeverise shqiptare, per krijimin e Qendres Rajonale te Vlores, per luften kunder krimit e trafiqeve neper Adriatik, lindi nga ky koncept i qasjes se perbashket ndaj problemeve te krimit transnacional. Gjithenje ne kete kuader ne kemi shkembyer me qeverine e Malit te Zi nje material politik qe angazhohet per nje reformim te koordinuar dhe rajonal te institucioneve te sigurise dhe te luftes kunder krimit te organizuar. Besojme se edhe qeverite e vendeve te tjera, pasi te njihen me te do te na bashkohen.
Nenvizoj me kete rast faktin se ne kemi hyre tashme ne nje faze te re me te avancuar, kur vullneti politik i shprehur ne takimet tona te rregullta, po materializohet ne hapa konkrete e projekte me vlere. Vetem gjate ketij viti te kryesise italiane, u arrit te nenshkruhej Memorandumi i Mirekuptimit te Korridorit VIII dhe u vendos krijimi i Sekretariatit te tij, jane identifikuar projektet e para per monitorimin e mbrojtjen e Detit Adriatik, u nenshkrua Protokolli i Bashkepunimit ne Fushen e SME dhe po perpunohet plani perkates i veprimit, ka tashme projekte te perbashketa ne fushen e energjise, te turizmit, te shkembimeve nderuniversitare (rrjeti UNIADRON), ne fushen e kultures, te kinematografise, etj.
Duke qene i bindur se po jetojme nje kohe shnderrimesh te rendesishme integruese, ku kontributi i NAJ eshte evident, ju falenderoj.