E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Stamboll, zhvilloi një bisedë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush. Në këtë takim,

Kryeministri Fatos Nano, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Stamboll, zhvilloi një bisedë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush.

Në këtë takim, Presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush e siguroi Kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, për mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë në drejtim të proçeseve integruese dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Z.Bush u shpreh se ka dhënë porosi që progresi i bërë nga Shqipëria dhe kontributet e saj të vlerësohen pa vonesë për t'u përfshirë në financimet dhe asistencën e drejtpërdrejtë amerikane, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në fusha të tjera.

Presidenti Bush e përgëzoi Kryeministrin Nano për lidershipin e suksesshëm në qeverisjen e vendit, duke theksuar se "ne kemi nevojë për vazhdimin proçeseve dhe kualifikimeve që ka siguruar lidershipi juaj në Shqipëri, në rajon dhe në koalicionin global të lirisë kundër terrorizmit".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›