E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Stambollit, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin britanik Toni Bleir. Dy kryeministrat ndanë të njëjtin vlerësim se Bashk

Kryeministri Fatos Nano, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Stambollit, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin britanik Toni Bleir.

Dy kryeministrat ndanë të njëjtin vlerësim se Bashkimi Europian dhe vendet anëtare tashmë duhet të njohin nga afër dhe të stimulojnë Shqipërinë në proçesin e anëtarësimit të saj në NATO dhe integrimit në BE, veçanërisht në proçesin e mbylljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe vazhdueshmërinë e klasifikimit të mëtejshëm të vendeve të Europës Juglindore në këtë proçes të rëndësishëm.

Kryeministri Bleir ka shprehur vlerësimin për rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në mbështetjen e saj në luftën kundër terrorizmit global, si dhe iniciativat rajonale që përcjellin stabilitet dhe nxisin rajonin drejt integrimit.

Të dy kryeministrat kanë rënë dakort për një takim të afërt në Londër, ku do të identifikojnë më qartë hapat në drejtim të prioriteteve të bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe më gjerë.

Kryeministri Nano dhe homologu i tij Bleir, njëkohësisht liderë të partive të majta në vendet e tyre, vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy partive dhe forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Stambollit, Kryeministri Nano ka zhvilluar edhe takime të tjera me kryetarë shtetesh dhe qeverish.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›