E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyra e shtypit e Kryeministrise, pas shqyrtimeve te hollesishme dhe te pergjegjeshme ne lidhje me pretendimet e ngritura ditet e fundit per te ashtuquajturat shpenzime te pashlyera te Kryeminsitrit F

Zyra e shtypit e Kryeministrise, pas shqyrtimeve te hollesishme dhe te pergjegjeshme ne lidhje me pretendimet e ngritura ditet e fundit per te ashtuquajturat shpenzime te pashlyera te Kryeminsitrit Fatos Nano gjate udhetimit te tij ne Krans Montana, deklaron sa me poshte:
Pjesemarrja e Kryeministrit Fatos Nano ne Forumin e Krans Montanes ne qershor te vitit 1998, u shoqerua dhe me dhenien e cmimit me te larte te tij, te quajtur Cmimi i Fondacionit Universal, firmosur edhe nga Karteron, cmim te cilin e kane mare ne te njejtin aktivitet te qershorit 1998 edhe sekretari i pergjithshem i OKB-se, Butros Butros Gali, edhe ish-presidenti i Hungarise, Arpad Genc.

Ne dokumentacionin e zyres se finances se Kryeministrise, (specifikisht dosja financiare per shpenzimet valutore per vitin 1998, shkresa me numer 2972, date 20.06.1998, por edhe ne korrespondencen e mepasme) rezulton se ne lidhje me udhetimin e Kryeministrit Fatos Nano ne takimin e Forumit te Krans Montanes ne date 25-26 qershor 1998, nuk ekziston asnje kerkese per shuma te pashlyera, aq me pak fatura te pretenduara si te pashlyera. Ne kete forum kane mare pjese kater persona nga zyra e KrYeministrit, perfshire dhe truprojen. Gjate udhetimit jane shpenzuar gjithsejt 1617 us dollare, ndersa krejt udhetimi ka kushtuar 3388 $, perfshire edhe pjesemarrjen ne nje aktivitet ne Salzburg te Austrise. Personalisht Kryeminsitri Nano ka shpenzuar ne total per shtate dite te sherbimit shumen prej 672 US Dollare.

Nderkaq zyra e shtypit e Kryeministrit eshte e autorizuar te informoje se kerkeses se Ambasadorit te Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne Zvicer, i cili, sipas porosise se marre eshte perpjekur te futet ne kontakt me Karteronin, ky i fundit i eshte shmangur. Komunikimet e mundshme te ketij zoterie me lloj-lloj personash qe shohin enderra me grabitje dhe argetime te tjera te ketij lloji, nuk perbejne objekt te punes se Kryeministrise, pasi nukjane pjese e komunikimit zyrtar.
E gjithe ngjarja ne fjale nuk e cenon aspak vleresimin e Kryeministrit Fatos Nano per Forumin Universal te Krans Montanes.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›