Kryeministri Fatos Nano, gjatë vizitës së sotme në rrethin e Hasit, u ndal në fshatin Myqhas, në familjen e Vullnet Bytyçit, vrarë disa ditë më parë në afërsi të Kosturit, në Greqi.
Kryeministri Fatos Nano, gjatë vizitës së sotme në rrethin e Hasit, u ndal në fshatin Myqhas, në familjen e Vullnet Bytyçit, vrarë disa ditë më parë në afërsi të Kosturit, në Greqi.
Kryeministri Nano i ka shprehur ngushëllimet kryefamiljarit dhe ka shprehur keqardhjen për këtë ngjarje të rëndë. "Të jeni i sigurt se na ka dhimbur të gjithëve ", u shpreh z.Nano.
Kryeministri i shprehu babait të Vullnet Bytyçit ngushëllimet dhe keqeardhjen edhe në emër të ministrit të Jashtëm grek, për këtë ngjarje si dhe angazhimin për të ndëshkuar fajtorët.
"Mesa duket në Ballkan enden akoma njerëz që e kanë këmbëzën të lehtë. Dua t'ju siguroj se ju nuk jeni vetëm", tha Kryeministri Fatos Nano.
Kryeministri i bëri të ditur familjarëve të Vullnet Bytyçit se ka ngarkuar pushtetarët vendorë që të ndërrmarrin hapa konkretë për t'i ardhur në ndihmë kësaj familjeje.
Babai i Vullnet Bytyçit i shprehu Kryeministrit Nano falenderime për këtë vizitë dhe për vëmendjen që i kushtoi dhimbjes së familjes së tij.