E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Europian Znj.Ermelinda Meksi zhvilloi sot nje takim me delegacionin e Senatit Italian, të kryesuar nga Presidenti i Komisionit për Cështjet

Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Europian Znj.Ermelinda Meksi zhvilloi sot nje takim me delegacionin e Senatit Italian, të kryesuar nga Presidenti i Komisionit për Cështjet e Jashtme të Senatit, z. Fiorello Provera.

Në këtë takim, u diskutua mbi cështje të integrimit Europian të Shqipërisë, rolit të Italisë në këtë kuadër, si dhe mbi cështje të procesit zgjedhor.

Znj Meksi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, dhe në frymën e partneritetit strategjik që ekziston midis dy vendeve tona kërkoi të njëjtin angazhim të Italisë edhe në periudhën që vjen, në mënyrë që vendet e rajonit tonë të qendrojnë në vëmendjen e Bashkimit Europian.

Z. Provera siguroi për vazhdimësinë e mbështetjes Italiane dhe shprehu kënaqësinë e tij se procesi i integrimit në Shqipëri ka filluar të kuptohet në kompleksitetin e tij. Ne fund te fundit – tha ai – Europa është shumatore e dëshirave dhe sakrificave të secilit prej nesh.

Më pas, të dy bashkëbiseduesit shprehën opinionin e tyre mbi rëndësinë e procesit zgjedhor dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhme lokale në Shqipëri. Z. Provera theksoi se ecuria e zgjedhjeve të ardhshme është ngushtësisht e lidhur me imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe ky imazh ndikon më pas në perspektivën e integrimit Europian të Shqipërisë.

Nga ana e ZëvendësKryeministres dhe Ministres së Shtetit për Integrimin Europian u informua delegacioni italian mbi përgatitjet e qeverisë shqiptare dhe synimit të saj për të pasur zgjedhje sa më të rregullta, të lira dhe transparente. "Ne jemi të ndërgjejshëm – tha znj. Meksi – se zgjedhjet e pushtetit lokal janë një test për proceset demokratike dhe institucionet e ndryshme në Shqipëri dhe se mbarëvajtja e tyre do te luaje nje rol pozitiv edhe ne procesin e negociatave me Bashkimin Europian.Vullneti konsensual politik qe tregohet per integrimin europian te Shqiperise duhet te manifestohet edhe ne rastin e zgjedhjeve locale". Ajo me pas vleresoi edhe bashkepunimin me institucionet nderkombetare ne kete fushe si OSBE-ODHIR.

Pjesetari tjeter i delegacionit Italian Senatori Pianetti vlersoi punene e bere deri nga Znj.Meksi duke e cilesuar si nje ambsadore te Shqiperise ne bote.

Ne fund te takimit, z. Provera u shpreh se " personalisht dhe në emër të gjithë delegacionit dëshiroj t'ju shpreh simpatinë dhe mbështjen tonë të fuqishme në këtë proces të vështirë dhe ambicioz që keni përpara."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›