Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit Blendi Klosi dha sot një konferencë për shtyp. Nëpërmjet deklatatës së tij Ministri Klosi bëri përpara gazetarëve një përmbledhje të arritjeve dhe
Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit Blendi Klosi dha sot një konferencë për shtyp. Nëpërmjet deklatatës së tij Ministri Klosi bëri përpara gazetarëve një përmbledhje të arritjeve dhe hapave konkretë të hedhura nga Qeveria Shqiptare në drejtimet kryesore të reformave për 10 muajt e fundit si dhe objektivave kryesore për t'u realizuar për periudhen në vazhim të vitit 2004.
"Kam dal sot para Jush, në këtë konferencë shtypi, për t'ju njohur me një nga dokumentat e përgatitur së fundi nga Qeveria Shqiptare. Materiali përmban një përmbledhje të arritjeve dhe hapave konkretë të hedhura nga Qeveria Shqiptare në drejtimet kryesore të reformave për 10 muajt e fundit, si dhe objektivave kryesore për t'u realizuar për periudhën në vazhim të viti 2004. Ky material përmbledhës i është paraqitur tashmë partnerëve ndërkombëtarë dhe është pjesë e vizionit të bashkëpunimit dhe transparencës së veprimtarisë së Qeverisë Shqiptare në marrëdhëniet me këta partnerë dhe qytetarët shqiptarë.
Qeveria Shqiptare ka sot një sistem monitorimi të informatizuar të të gjithë veprimtarive të saj, rezultatet e të cilit janë publike. Në këtë kuadër paraqitet edhe ky inventar përmbledhës i arritjeve. Ju jeni njohur me vlerësimet e para pozitive të komunitetit ndërkombëtar dhe konkretisht të Sekretarit Amerikan të Shtetit Pauell mbi të. Ky material analitik tregon publikisht arritjet kryesore të Qeverisë Shqiptare në fushat e:
1. Politikës e jashtme dhe marrëdhënieve në rajon
a. Shqipëria ka qenë anëtare aktive në të gjitha veprimtaritë rajonale, duke marrë gjithnjë e më shumë rolin e faktorit nxitës së stabilitetit dhe politkave konsensuale në rajon.
b. Vlerësimet e kësaj politike janë shprehur edhe në vizitat në vendin tonë të mbi 10 zyrtarëve të lartë, përfshirë dy Sekretarët e Shtetit Pauell dhe Ramsfelld, Kryekomisionerin Europian Prodi, Kryeministrin Berluskoni etj.
c. Shqipëria ka qenë aktive në veprimtaritë e vendeve të Korridorit të 8-të në shumë takime rajonale dhe ka kompletuar tashmë të gjitha marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë dhe Kosovën.
2. Arritjet kryesore në fushën e nxitjes së biznesit dhe infrastrukturës:
a. Politika të reja për reduktimin e barierave administrative të biznesit dhe investimeve, afrimin e administratës drejt biznesit;
b. Realizimi i disa projekteve të rëndësishme në infrastrukturën nxitëse të ekonomisë përmendim këtu nënshkrimin e kontratës me Qeverinë Amerikane "Open Skies", kontratën 32 milion USD me Kompaninë "Lockheed Martin", kontratën me "General Elektrik" etj.
c. Poltikat e afrimit të investimeve vendase në ndërmarrje prodhuese dhe infastrukturën prodhuese vendase.
3. Luftës kundër krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, drogës dhe llojeve të tjera të trafikut;
a. Bllokimin e trafikut të qenieve njerëzore nga kufijtë tanë;
b. Qenia pjesë aktive dhe në disa raste me rolin e iniciatorit, marrëveshjet ndërkombëtare dhe rajonale në luftën kundër drogës dhe trafikut të qenieve njerëzore
c. Përgatitjet për krijimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe
krijimi i taskforce-s kundër krimit të organizuar.
4. Luftës kundër korrupsionit
a. Miratimi dhe implementimi i ligjit për deklarimin e asseteve
b. Miratimi i legjislacionit për etikën dhe konfliktin e interesave
c. Reformimi i sistemit të prokurimeve
d. Forcimi i strukturave të luftës kundër korrupsionit dhe aleanca me shoqërinë civile në këtë luftë.
5. Reformimit dhe modernizimit të policë së shtetit
a. Reformave të sistemit të pranimeve, gradat dhe trajnimit në policinë e shtetit;
Materiali përmban, gjithashtu, të dhënat mbi zhvillimet dhe arritjen në fushat e:
6. Zhvillimet në fushën e forcimit të drejtësisë dhe gjyqsorit
7. Stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin ekonomik dhe social të vendit
8. Privatizimin e sektorëve strategjikë
9. Reformimin e sistemit të mbrojtjes dhe hapat e rëndësishme në drejtim të afrimit në Strukturat Atlantike, etj
Më lejoni gjithshtu, të shpreh në emër të Kryeministrit Z.Fatos Nano, vullnetin dhe angazhimin e plotë të Qeverisë Shqiptare për zhvillimin dhe thellimin e reformave integruese të vendit drejt Bashkimit Europian dhe strukturave atlantike, si dhe forcimin e mëtejshëm të ritmeve të reformave në të gjitha fushat e sipërpërmendura.
Ju faleminderit".
Më pas Ministri Klosi iu përgjigj interesimit të gazetarëve:
Z. Klosi ç'mund të thoni për rezultatin e negociatave mes Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës?
Jam këtu para jush për të nënvizuar ato çka Qeveria Shqiptare dhe administrata civile po realizojnë në përmbushje të reformave të ndërmarra. Përsa i përket funksionimit të dy dikastereve, Ministrisë së Rendit Publik dhe asaj të Jashtme, ju kujtoj se ato funksionojnë tashmë në bazë të dy ligjeve organike, që është ligji "Për policinë e shtetit" e ligji "Për diplomacinë" dhe një nga reformat më të thella që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare në këto vite ka qenë reforma në fushën e administratës publike. Të dy këto institucione veprojnë në bazë të këtyre dy ligjeve organike dhe, siç e dini, Policia e Shtetit është e ndarë nga politika e Ministrisë së Rendit. Policia e Shtetit tashmë drejtohet mbi bazën e ligjit të Gradave dhe të Funksioneve që ajo përmbush.
Delegacioni i BE-së u shpreh për ngadalsimin e reformave në vend. Cili është komenti juaj për këtë?
Unë kam qenë pjesë e grupit negociator me delegacionin e BE-së. Deklarata duhet të lexohet ashtu siç po lexohet edhe nga Qeveria Shqiptare, si një deklaratë e cila është realiste dhe analizon në mënyrë të hollësishme arritjet që ne kemi ndërmarrë. Nëse ju do të prisnit nga negociatorët evropianë vetëm deklarata pozitive atëherë ne do të ishim pjesë e tyre. Ne kemi probleme të cilat po i diskutojmë, kemi materiale të cilat janë pjesë e negociatave midis Qeverisë Shqiptare dhe BE-së.
Siç ju vura në dijeni, një nga reformat më të thella të ndërmarra është ajo në fushën e administratës publike shqiptare. Problemet politike po ndahen gjithnjë e më shumë nga funksionimi dhe mirëadministrimi i administratës publike dhe kjo do të jetë një nga elementet kryesorë në realizimin e reformave që ne kemi ndërmarrë në vendin tonë. Materiali i fundit paraqet atë çka ne kemi arritur dhe jemi të ndërgjegjshëm që kemi shumë për të bërë, në bashkëpunim edhe me partnerët tanë europianë.