Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh urimi Kryetarit të Komitetit Mysliman Shqiptar Selim Muça me rastin e e zgjedhjes së Tij në këtë detyrë. Në këtë mesazh urimi Krtyemi
Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh urimi Kryetarit të Komitetit Mysliman Shqiptar Selim Muça me rastin e e zgjedhjes së Tij në këtë detyrë.
Në këtë mesazh urimi Krtyeministri Nano shkruan:
"I nderuar zotëri, Selim Muça,
Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e Kryetarit të Komitetit Mysliman Shqiptar, kam kënaqësinë t'Ju drejtohem me urimet më të mira për suksese dhe mbarësi në këtë detyrë të lartë dhe të respektuar.
Si qytetar i këtij vendi, i bashkohem opinionit për vlerat tradicionale të krijuara të bashkëjetesës, harmonisë dhe tolerancës fetare, kontribut ky i të gjitha grupeve të besimit e sidomos i besimit mysliman, si komuniteti më i madh në Shqipëri.
Si Kryeministër, duke ndjekur dhe inkurajuar gjithçka që përbën progres, si dhe çdo ecuri afruese brenda diversiteteve fetare, vlerësoj gjithashtu se tashmë janë maturuar mjaft përvoja edhe të vetë strukturave drejtuese të komuniteteve fetare, ç'ka është me shumë ndikim në ringjalljen e vlerave morale e shpirtërore të kësaj shoqërie dhe të vlerave qytetare në përgjithësi.
Uroj që këtë përvojë ta zgjeroni e pasuroni dhe, me këtë rast, rikonfirmoj ftesën e përhershme për kontribute të përbashkëta në synimet ambicioze për një shoqëri gjerësisht të integruar.
Edhe një herë, suksese në misionin Tuaj"!