E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në mesditë përurimin e Qendrës Stërvitore të ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre moderne ishin të pranishëm ed

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në mesditë përurimin e Qendrës Stërvitore të ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre moderne ishin të pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Blendi Klosi, personaliteti i njohur i futbollit Mishel Platini, drejtues të Federates Shqiptare të Futbollit, deputete te zones, drejtues te bashkise Kamez, sportedashes etj.

Kryeministri Fatos Nano, gjatë kësaj ceremonie tha se:

"Jam i kënaqur që marr pjesë dhe ndaj me ju sot në këtë përurim ndjenjat e zhvillimit tonë ende në fushën e sporteve me qendra të tilla të reja të pregatitjes për ekipet kombëtare të futbollit.

Megjithëse me përmasa modeste investimi ngrihet përtej limeteve sepse investime të tilla, forcojnë partneritetin e institucioneve vendase të këtij sporti popullor në Shqipëri me ato më prestigjoze të futbollit botëror me FIFA-n, UEFA-n. Jam i lumtur që shteti shqiptar është palë për të mbëshetur këtë bashkëpunim në zhvillim.

Nuk është e rastit që parmasat e këtij investimi të përbashkët do t'i ndajmë me një nga personalitetet më të shquar të futbollit botëror Mishel Platini, pa të cilin nuk do të ishim në këtë përurim sot. Sporti është një mjet i rëndësishëm që përcjell mezazhe të qarta paqeje, bashkëjetese dhe miqësie dhe iu afron njerëzve kënaqësi, emocione dhe mundësi të rëndësishme për jetën dhe komunitetin. Ne e kemi të freskët shembullin më të fundit të Spanjës ku komuniteti shfrytëzoi ndeshjen e radhës së futbollit për t'u shprehur njëzëri kundër terrorit dhe dhunës, prandaj jemi këtu për të kërkuar nga sheti apo komuniteti, nga politika apo sipërmarrja që në shembullin e këtij partneriteti me institucionet prestigjoze të fair play-t në shkallë ndërkombëtare t'i japin Shqipërisë dhe shpiptarëve gjithnjë e më shumë shembuj të respektimit të rregullave të lojës në dobi të njerëzve.

Ne do të vazhdojmë të mbeshetsim vazhdimin e programeve të tjera të ivestimeve në objekte sportive, sepse ky është një prioritet i dorës së parë edhe i Qeverisë së Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të nxisim zhvillimin sa më cilësor të sportit në vendin tonë dhe veçanërisht pregatitjen dhe trajnimin e ekipeve dhe të brezave që sigurojnë rezulate konkuruse. Jemi më të vendosur për ta bërë këtë gjë për shkak të lehtësive që na krijonë edhe bashkëpunimi dhe harmonizimi i kapaciteteve tona financiare dhe njerëzore me ato të instucioneve ndërkombëtare të fushës".

Me pas zoti Nano i shoqeruar nga perfaqesues te federates te futbollit, futbollisti me fame boterore Mishel Platini, ka goditur topin ne pare ne nje prej fushave te ketij kompleksi modern ku me pas ka filluar stervitja e nje prej ekipeve perfaqesuese te Shqiperise.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›