E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot, në Madrid, në ceremoninë përkujtimore për viktimat e sulmeve terroriste të 11 marsit në Spanjë. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot, në Madrid, në ceremoninë përkujtimore për viktimat e sulmeve terroriste të 11 marsit në Spanjë. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen Almudena, në qendër të Madridit, në prani të personaliteteve më të larta botërore.

Ceremonia është hapur me Himnin Kombëtar të Spanjës në prani të Mbretit Juan Carlos, familjes mbretërore, autoriteteve më të larta ndërkombëtare, familjarëve të viktimave. Më pas është kryer shërbesa fetare, e cili u mbajt nga Kardinali i Madridit Antonio Rouco Varela.

Kryeministri Nano, me këtë rast, i ka shprehur Mbretit Carlos dhe liderit të ri spanjoll Jose Luis Rodrigues Zapatero , në emër të Qeverisë dhe popullit shqiptar ndjenjën e simpatisë dhe të solidaritetit me popullin spanjoll, duke i rikonfirmuar se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një bashkëpunëtore e ngushtë e Spanjës, në sfidat e përbashkëta për triumfin e vlerave demokratike, të paqes, stabilitetit dhe progresit në botë.

Autoritet e larta spanjolle kanë falenderuar Kryeministrin Nano, Qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar në këtë moment të vështirë për Spanjen.

Kryeministri Nano ishte i ftuar në këtë ceremoni, krahas personaliteteve të njohura politike botërore si Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, Kryeministri Britanik, Tony Blair, Presidenti Francez, Jacques Chirac, Kancelari Gjerman, Gerharg Shroeder, Presidenti Italian, Carlo Azeglio Ciampi, Kryeministri i Irlandës, e cila mban dhe Presidencën e radhës së BE-së, Berti Ahern, Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, Presidenti i Parlamentit Europian, Pat Cox, Kryeministri i Polonisë, Leszek Miller, Kryeministri i RepublikësÇeke, Vladimir Spidla, i Rumanisë Adrian Nastase. Po sot, Kryeministri Nano është takuar me personalitete të larta të pranishme në këtë ceremoni.

Më 11 mars të këtij viti, nga nje akt terrorist në një stacion treni të Madridit humbën jetën mbi 190 persona dhe u plagosën mbi 1500 të tjerë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›