Kryeministri Fatos Nano, i shoqeruar edhe nga Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, si dhe autoritete
Kryeministri Fatos Nano, i shoqeruar edhe nga Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, si dhe autoritete te larta të Policisë së Shtetit dhe Pushtetit Vendor, vizitoi sot Portin e Sarandës, për të parë nga afër ecurinë e projekteve dhe investimeve në infrastrukturë dhe ne sektorin e shërbimeve në këtë port.
Në fillim të kësaj vizite, Kryeministri Nano dhe autoritetet qe e shoqëronin inspektuan punimet në Kalatën e Portit, si dhe në Godinën e re të Shërbimeve për pasagjerët. Investimi për këto projekte kap shifren rreth 100 milionë leke dhe punimet pritet të përfundojnë së shpejti.
Në fjalën e tij, Kryeministri Nano theksoi se vizita në portin e Sarandës kishte dy synime kryesore: konsolidimin e financimeve te projekteve per zhvillimin e infrastruktures, qe i sherben komunikimit detar dhe turizmit, si dhe koordinimin me te mire te strukturave ne rastin e emergjencave civile.
Kryeministri Nano siguroi se, në të dy këta komponentë qeveria do të vazhdoje të planifikojë burimet e duhura financiare dhe njerëzore. Në drejtim të investimeve konkrete për këtë zonë, Kryeministri Nano vuri në dukje se po përfundon Terminali i ri, si dhe janë në proces mjaft projekte, vecanërisht në infrastruturë. Në këtë funksion, z. Nano theksoi se vitin e ardhshem do të përfundojë edhe studimi për aeroportin e Sarandes.
Duke iu referuar edhe incidentit te ditëve të fundit të anijes në Sarandë dhe përballimit me sukses të kësaj ngjarjeje, Kryeministri theksoi se: "Ka ardhur koha që të institucionalizojmë funksionimin e Qendres Kombetare të Emergjencave Civile, duke perzgjedhur modelin e qendrueshem që karakterizon vendet e NATO-s ku po integrohemi".
Më tej, Kryeministri Nano tërhoqi vëmendjen se, duhet të zbatohet edhe skema e bashkëveprimit mes autoriteteve qendrore dhe vendore, mbi bazën e ligjit, në mënyrë që me mjetet e buxhetit të financohet ai vakum që ekziston akoma.
Kryeministri Nano zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Sarandës. Fillimisht, z. Nano është ndalur në gjirin e Manastirit, ku është takuar me efektivat e repartit RENEA, të cilët janë vendosur në këtë gji.
Gjatë vizitës në Sarandë, Kryeministri Fatos Nano iu pergjigj interesimit të medias
Pyetje rreth incidentit të fundit në Lazarat.
Z. Nano: Besoj se Lazarati nuk mund të jetë më vend i incidenteve dhe aq më pak i incidenteve të armatosura. Në rastin e fundit nuk janë përdorur armët nga shteti, por nuk është kjo cështja dhe nuk besoj se mund të fshihen interesa kriminale pas polemikave për përdorim armësh apo jo. Lazarati tenton të sundohet nga droga, por ai është një komunitet shtetasish të këtij vendi, qytetarësh të nderuar, sic është shumica e banorëve të Lazaratit, të cilët nuk mund të jetojnë nën efektin e drogës, të krimit, të trafiqeve, apo nën skllavërinë e politikës që mbron këtë lloj jete të rrezikuar.
Për pasojë unë dua të shfrytëzoj këtë rast për të dhënë mesazhin publik të vendosur dhe të fuqishëm të qeverisë dhe të shtetit, se ne nuk do të lejojmë bashkëjetesën e politikës me krimin, të drogës me lëvizjen e lirë dhe me ritmet e larta të rritjes ekonomike të vendit , të trafikantëve me sipërmarrësit . Ne nuk do të lejojmë bashkëjetesën e politikës së krimit me pasurimin në rrugë të paligjshme, ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të rrezikojë të jetë qoftë edhe një hije e keqe e Kolumbisë.
Për këtë jemi të vendosur dhe ky është një front zhvillimi kombëtar, ku mund të integrohemi të gjithë, përfshi edhe ata politikanë që presim të tërheqin deklaratat ekuivoke apo stimuluese të veprimtarive trafikuese që mbajnë peng zhvillimin e vendit apo jetën e njerëzve.
Pyetje: Cilat jane programet e zhvillimit per Lazaratin?
Z Nano: Lazarati është një pjesë integrale e projekteve kombetare dhe rajonale të zhvillimit dhe integrimit të vendit. Programet tona nuk përfshijnë as canabis dhe as tolerance të strukturave të specializuara në luftën kundër trafiqeve, për të kompensuar nevojat e punësimit dhe të jetesës së njerëzve. Lazarati sivjet merr qindra milionë lekë investime në funksion të ndërtimit të ujësjellësit dhe të lidhjes me infrastrukturën kombëtare të lëvizjeve, pra investimin e rrugës kryesore, shkollë apo qendër shëndetësore dhe sigurisht kjo do të vazhdojë të forcojë investimin për konsolidimin e autoritetit qeverisës vendor në qark, bashki, komunë, ashtu si në të gjithë vendin.
Pyetje : Ju ka akuzuar PD se kjo është një përpjekje për të tërhequr vemendjen nga problemet brenda PS-së?
Z. Nano: Në PS nuk ka kanabis, ose më saktë ata që mund të dyshoheshin për gjëra të tilla po ikin apo kanë ikur, për pasojë ne nuk mund të kemi ndonjë konspiracion ndërkombëtarë të qeverisë shqiptare apo të partisë që drejton mazhorancën, me interforcën apo me struktura të tjera të specializuara që bashkëpunojnë me shtetin shqiptar për të luftuar trafiqet apo realitetet kriminale, që të krijonim dokumentarin e Lazaratit, për të mbuluar ndonjë realitet tjetër. Më lejoni t'ju them edhe një herë së fundi se dokumentari i Lazaratit tregon se ka ardhur koha që Lazarati duhet të clirohet nga trafikantët dhe politikanët e trafiqeve.
Me kë mund t'i krahasoni Forcat tona Speciale?
Z. Nano: Me të gjithë repartet e specializuara që mbrojnë jetën e qytetarëve në çdo rast ku rrezikohet nga faktorë natyrorë, apo nga grupe kriminale të rrezikshme.