E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duke ju falenderuar per pranine tuaj do tju informoj mbi nje ngjarje te ndodhur sot pra, nje incident te nje anije pasagjeresh ne zonën e Sarandës. Sot ne oren 15.35 ne sallen operative të Drejt

Duke ju falenderuar per pranine tuaj do tju informoj mbi nje ngjarje te ndodhur sot pra, nje incident te nje anije pasagjeresh ne zonën e Sarandës. Sot ne oren 15.35 ne sallen operative të Drejtorisë se Policisë së Qarkut të Vlorës eshte dhene një njoftim se trageti " Antonio" për shkak të një difekti në motor me rreth 80 persona në bord(pasagjere, 75 vendas dhe 5 te huaj)si dhe 8 anatare e ekuipazhit(pra gjithesej 88 persona) i linjës Sarandë-Korfuz eshtë përplasur me shkembinjtë në afërsi të " Gjirit të Manastirit" , pra në afërsi të brigjeve të Ksamilit duke rrezikuar seriozisht jeten e qytetareve qe udhetonin.

Menjehere me urdher te kryeministrit strukturat përkatëse të shtetit Ministria e Rendit Publik , Ministria e Mbrojtjes , Ministria e Shëndetsisë, Ministria e Pushtetit Lokal kanë marre masat pëerkatëse për tu gjendur në vendin e ngjarjes dhe per të ndihmuar personat që ndodheshin në bord në veshtiresi dhe per shkak te motit te keq dhe dallgeve te medha.

Forcat e Drejtorisë së Qarkut të Vlorës dhe Komisariatit të Sarandës kanë kaluar menjëherë në gadishmëri të plotë dhe kanë nisur mjetet lundruese të Policisë Kufitare për në vendngjarje ashtu si dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjithashtu grupi i helikopterëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe ata të Ministrisë së Mbrojtjes janë nisur drejt vendgjarjes brenda nje kohe te shkurter ndërkohe qe me përpara ka filluar evakuimi i persinave nga forca të tjera të plocisë dhe ushtrise për të ndihmuar per shpetimin e jetës se njerezve.

Gjithshtu ministri i Rendit Publik i cili eshte nisur menjehere drejt Sarandes ka kontaktuar menjehere me homologun e tij grek Voulgarakis, duke i kërkuar asistencë dhe ndihme nga forcat plicore te vendit fqinj per shkak te afërsise me vendin e ngjarjes. Rreth orës 18.00 është bërë e mundur që të gjithe njerezit qe kanë qënë në bordin e kësaj anije e cila ishte në rrezik të mbytjes janë shpëtuar . Vetem 3 përsona kanë plagosje të lëhta dhe jashte rrezikut per jeten dhe po asistohen nga ekipet e ministrisë së Shëndetesisë.

Me urdher të Kryeministrit ka nisur një hetim i plotë administrativ nderkohë që do të fillojnë procedurat edhe për ate penal, për shkaqet që cuan në avarinë e kesaj anije dhe rrezikimit të jëtës së qyetetareve qe udhetonin në të.

Kryemnistri me këtë rast përshendet Ministrine e Rendit Publik, Ministrine e Mbrojtjes, Forcat e Policise se Shtetit dhe ato të ushtrisë, ne vecanti forcat Renea të cilat me përkushtim dhe kombinim shume efikas te veprimit ndihmuan ne shpëtimin e jetës se qytetareve qe ndodheshin ne kete anije si dhe strukturat e ministrise së Mbrojtjes dhe strukturat e ministrisë së Pushtetit Lokal,si dhe ministrin Viktor Doda dhe deputetin Stefan Cipa te cilet jane ndodhur menjehere ne vendngjarje.

Gjithashtu Kryeministri përshendet gadishmerine e strukturave policore greke te cilat dhe ato menjehere reaguan duke bashkepunuar me forcat shqiptare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›