E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga anetare te kabinetit qeveritar si dhe nga autoritete të qeverisjes vendore ka zhvilluar sot nje vizitë në rrethin e Fierit. Ne kete vizite kanë qënë

Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga anetare te kabinetit qeveritar si dhe nga autoritete të qeverisjes vendore ka zhvilluar sot nje vizitë në rrethin e Fierit.
Ne kete vizite kanë qënë të pranishëm edhe Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku e Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Kujtim Hysenaj.

Vizitën e pare Kryeministri Fatos Nano e ka zhvilluar ne Cakran, zone, e cila, dikur ka qënë problematike për kultivimin e kanabis.

Kryeministri ka asistuar ne diegien simbolike të nje sasie kanabis dhe me pas ka mbjelle fidanin e nje bredhi, si simbol të jetës.

Deri ne fund te dhjetorit ne gjithë Shqipërine, eshte shprehur Kryeministri, ne fjalën që mbajti me përfaqësues të qeverisjes vendore të Komunës së Cakranit, do të mbillen 1 milion fidane. Kryeministri ka bërë një bilanc të punës së policisë së shtetit, institucioneve shtetërore dhe organeve të drejtësisë që gjatë këtyre muajve i kanë dhene një goditje të rëndë kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Kryeministri Nano, së bashku me pjestaret e kabinetit dhe autoritetet që e shoqëronin, ka vizituar sheshin kryesor te qytetit ku po bëhen nderhyrje në infrastrukturë si dhe ne punimet në unazën e këtij qyteti.

Kryeministri eshte takuar dhe ka zhvilluar biseda me specialiste dhe eksperte te cilet po punojne ne këtë aks rrugor.

Unaza e re që po ndertohet në qytetin e Fierit, është e gjate 1 km dhe e gjere 13 metra. Punimet e unazes po kryen në kohë dhe me cilësi nga firma fituese fierake "Spartak", dhe per te është bërë një investim nga ana e shtetit prej 63 milionë lekësh. Ndërtimi i Unazës së Fierit do të mbarojë brenda afatit, më 15 dhjetor të këtij viti.

Pastaj Kryeministri Nano mori pjesë në aktivin e socialistëve të Fierit ku mbajti nje fjalim të rëndësishëm.

Ne vijim te vizites se tij Kryeministri Fatos Nano vizitoi zonën naftëmbajtëse të Marinzës dhe bisedoi me drejtues e specialistë të Shoqërisë Anglo-Albanian, e cila po zbaton një program të avancuar për kërkime në këtë zonë naftëmbajtëse, qe do të shërbejë si model për Shqipërinë.

Në fund të vizitës së tij në rrethin e Fierit Kryeministri zhvilloi një takim me drejtuesit e specialistët e "Albpetrolit" në qytetin e Patosit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›