Kryeministri Fatos Nano ka marre gjate diteve te fundit mesazhe nga Homologu i tij Italian Silvio Berluskoni. Ne letren e cila shpreh falenderimet dhe impresionet nga vizita ne Shqiperi dhe qe eshte n
Kryeministri Fatos Nano ka marre gjate diteve te fundit mesazhe nga Homologu i tij Italian Silvio Berluskoni. Ne letren e cila shpreh falenderimet dhe impresionet nga vizita ne Shqiperi dhe qe eshte ne vazhdim te dialogut intensiv midis dy Kryeministrave thuhet:
"Do doja edhe njehere t'ju falenderoja per organizimin e vizites, qe ne nje kohe te shkurter me ka lejuar te thelloje njohurite e mia per Shqiperine, vend i afert dhe mik i Italise.
Jam i bindur se fale impenjimit tone te perbashket do te kete gjithnje e me shume italiane qe do te mund te njohin bukurite e natyres dhe te vleresojne deshmite historike te cilat munda t'i admiroj vete personalisht. Persa i perket ketij fakti, kam dhene rekomandime per te vazhduar gjithshka qe vendosem se bashku ne lidhje me perspektivat e zhvillimit dhe me vleresimin e trashgimise natyrore dhe arkeologjike.
Mikpritja teper e ngrohte nga ana juaj dhe e gjithe autoriteteve, nga ana tjeter, shpreh sakte konvergjencen e gjere te interesave per zhvillimin ekonomik, stabilitet rajonal dhe partneritet strategjik mes Shqiperise dhe Italise.
Gjithashtu edhe ne parlament ku qendron sovraniteti i popullit shqiptar, u ndesha me nje maturitet ne rritje te raporteve mes forcave politike dhe kjo eshte nje shenje e mire per integrimin e Shqiperise ne strukturat europiane, rruge ne te cilen italine do ta keni gjithnje perkrah."
Ndersa ne nje mesazh tjeter derguar Kryeministri Nano,Kryeministri Italian Berluskoni ne lidhje me perpjekjet e Shqiperise per integrim ne strukturat euroatlantike dhe ne vecanti ne procesin e perafrimit ne Nato shprehet:
"Italia ka mbeshtetur vazhdimisht aspiratat legjitime te Shqiperise dhe ka vleresuar gjithnje impenjimin e qeverive shqiptare ne procesin e perafrimit ne Nato dhe ne BE
Edhe tani afer kemi sensibilizuar aleatet per rolin stabilizues te Shqiperise ne rajonin ballkanik dhe per progreset e vazhdueshme te regjitstruara ne planin e brendshem duke perfshire ketu perpjeket e bera per realizimin e reformave te parashikuara nga " Membership Action Plan ".
Do te impenjohem personalisht derisa ne fund te Samitit te Prages Nato te shprehet, ashtu sic eshte verejtur, nje vleresim pozitiv dhe nje inkurajim maksimal per perpjekjet tuaja. "