E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligje te miratuara Këshilli i Ministrave filloi sot në orën 17.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, mbledhjen e tij të radhës me tematike: "Intensifikimi i marrëdhenieve tÃ

Projektligje te miratuara

Këshilli i Ministrave filloi sot në orën 17.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, mbledhjen e tij të radhës me tematike: "Intensifikimi i marrëdhenieve të partneritetit me jashtë, me qëllim nxitjen e investimeve".

Në këtë mbledhje u miratuan disa projektligje të rëndësishme.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme miratoi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes shtesë të huasë dhe të projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe KfW-se, për projektin e furnizimit me energji elektrike të Shqipërisë Jugore".

Pas përfundimit të fazës së parë të projektit, sipas Marrëveshjes së Huasë dhe Projektit, për furnizimit me energji elektrike të Shqipërisë së Jugut, marrëveshje që u nënshkrua ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe KfW-se, qysh më 24 qershor 1999, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes shtesë, me nje vlerë prej 2.556.459,41 EURO, e cila përben fazën e dytë të zbatimit të këtij Projekti.

Sh.a KESH, është duke punuar për realizimin e fazës së dytë të projektit dhe po përcakton ndërhyrjen në secilën nyje, sipas nënobjekteve dhe, menjëherë pas kësaj, të përgatitjes së dokumenteve të tenderit, për sigurimin e pajisjeve dhe realizimin e punimeve të ndërtim – montimit.

Sh.a KESH e vlerëson këtë këtë projekt tepër të rëndësishëm dhe ka marrë të gjitha masat tekniko-organizative që të sigurojë realizimin e suksesshëm të tij.

Realizimi i plotë i këtij projekti do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e gjendjes elektroenergjetike të rajonit.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratoi Projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, të financimit dhe të projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfW-së , për Projektin "Fondi i Investimeve Sociale, II".

Projekti "Fondi i Investimeve Sociale, II" është faza e dytë e të njëjtit projekt që zbatohet nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar (4 milion DM në formë granti) dhe ka këto objektiva:

· Fiancimin e afro 20 nënprojekteve të infrastrukturës së vogël lokale, sipas prioriteteve që do të caktohen nga vetë komunitetet lokale dhe pushtetet vendore, nga këto katër në rajonin e Parkut Kombëtar të Prespës.
· Punësimin e përkohshëm në zonat e projektit
· Rritjen e pjesëmarrjes së komuniteteve lokale ne zgjidhjen e problemeve social-ekonomike të zonës,
· Rritjen e bashkëveprimit midis komunave dhe Parkut Kombëtar të Prespës për ruajtjen e resurseve natyrale dhe biodiversitetit.

Në Fazën e Dytë të Projektit, në ndryshim nga Faza e Parë, është përcaktuar një komponent i vecantë për aktivitetin në rajonin e Parkut Kombëtar të Prespës, që ka për qëllim të kontribuojë në mbrojtjen e resurseve natyrale dhe biodiversitetit në këtë zonë. Financimi për rajonin e Prespës kap shumën prej 357.904, 32 EURO.

Projekti do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe perputhet me objektivat për Zhvillimin Ekonomik dhe Uljen e Varfërisë. Marrëveshja parashikon një kredi prej 2.045. 167, 52 EURO dhe një kontribut financiar grant, prej 255.645, 94 EURO. Kredia është me interesa me terma të buta 0,75 % në vit, për një periudhë 40 vjeçare, 10 vjet pa pagesë.

Ne projektligjin "Per ratifikimin e programit te veprimit rajonal, "CARDS 2002", ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Komisionit te Komunitetit Europian".

Programi i Veprimit Rajonal, "CARDS 2002" zbatohet per Shqiperine, Bosnjen dhe Hercegovinen, Kroacine, Republiken Federale te Jugosllavise dhe ish- Republiken Jugosllve te Maqedonise (FYROM). Programi rajonal eshte aprovuar nga Komisioni i Komunitetit Europian dhe finacohet nga ky komitet si nje grant me nje buxhet prej 43.5 milion EURO.
Programi i Veprimit Rajonal, "CARDS 2002", pasqyron Karten e Srategjise Rajonale te aprovuar per periudhen 2002-2006 dhe programin e saj tregues trevjeçar qe perfshin periudhen 2002-2004. Ky program identifikon kater zona per mbeshtetje ne nivel rajonal si, menaxhimi i kufirit te integruar, kapaciteti institucional, stabiliteti demokratrik dhe zhvillimi i infrastuktures rajonale. Brenda ketyre zonave, gjashte programet me prioritet me prioritet jane ientifikuar per veprim, duke u ndare ne projekte te veçanta si:
Bashkepunimi rajonal i Strategjise te Menxhimit te Kufirit te integruar- Lehtesite e Ndertimit Institucional per Sap- Politika rajonalee dhe bashkepunimi Juridik,- Rrjetet europiane per zhvillim te qendrueshem, -stabilitet demokratiok dhe zhvillim i infrastuktures rajonale.

Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua edhe projektligji "per ratifikimin e marreveshjes financiare, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Komisionit te Komunitetit Europian, ne kuader te programit "CARDS 2002".

Asistenca financiare e Bashkimit Europian, ne kuader te programit CARDS (Asistenca Komunitare per Rindertim, Zhvillim dhe Stabilizim) e Komunitetit Europian eshte shtylla kryesore ku mbeshtetet Marreveshja e Stabilizim Asociimit, qellimi kryesor i se ciles eshte te sjelle paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik ne rajon, si dhe te ofroje prespektivat per anetaresim ne Bashkimin Europian. Kjo asistence, ashtu sic percaktohet edhe ne Programin Indikativ 2002-2004, (MIP) per Shqiperine, siguron nje perputhshmeri ne Programin CARDS ne nivel rajonal me aktivitetet financiare te planifikuara ne kete nivel dhe ka si qellim mbeshtetjen e Shqiperise ne Procesin e Stabilizim Asociimit, duke perfshire dhenien e kontributit per nje zhvillim te pergjithshem social-ekonomik te vendit. Ketij qellimi i sherben edhe nenshkrimi i kesaj Marreveshje Financire, ne te cilen jane identifikuar fushat dhe sektoret perkates, te cilat do te mbeshteten nga granti i dhene prej komunitetit Europian ne nje shume totale prej 44,9 milione EURO, ne kuader te CARDS 2002.

Objektivat kryesore specifike te kesaj asistence do te konsistojne:

- ne forcimin e kapaciteteve te sistemit gjygsor, per te siguruar nje sistem gjyqesor eficent, te pavarur dhe te besueshem;
- ne forcimin e kapaciteteve ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale;
- ne permirsimin e kuadrit rregullator, trajnimit dhe pajisjeve te pikave te kalimit kufitar, persa i perket kontrollit dhe menaxhimit te kufijve;
- ne forcimin e sistemit te prokurimit publik;
- ne zhvillimin dhe forcimin e legjislacionit ne lidhje me konkurencen;
- ne forcimin e sistemit te statistikave ne perputhje me ato te BE;
- ne mbeshtetjen e liberalizimit dhe lehtesimit te tregtise;
- ne permirsimin e nivelit te jeteses ne zonat rurale, nepermjet rritjes se ndergjegjesimit te komunitetit ne keto zona;
- ne nxitjen e reformes ne institucionet e larta arsimore dhe ne kontributin per zhvillimin e forcimit profesional;
- ne forcimin e menaxhimit te mjedisit;
- ne forcimin e shoqerise civile dhe kapaciteteve te Organizatave Joqeveritare;

U miratua projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes financiare, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe pales gjermane, te shteses se projektit "Ujesjelles-kanalizimet e Korces".

Shtesa e projektit "Ujesjelles Kanalizimet e Korces" paraqitet si domosdoshmeri per vazhdimin e nderhyrjeve ne sistemin e ujesjelles kanalizimeve te Korces, pas perfundimit te fazes se pare te ketij projekti. Kjo shtese synon te permirsoje sistemin e furnizimit me uje dhe kanalizimeve, duke realizuar nderhyrjet e meposhtme:

1. rehabilitimi i rezervuarve te vjeter (5000 dhe 2000 m3)
2. rinovimi i rrjetit shperndares te ujit ne pjesen e vjeter te qytetit
(afersisht 25 km) si dhe rinovimin e kanalizimeve ne gjatesi ne 10 km ne kete pjese.
3. kompletimi i kompleksit te administrates dhe oficines dhe furnizimi i pajisjeve operuese.
4. trajnimi dhe familjarizimi i stafit operues.
5. sherbime konsulence suplementare te nevojshme per perfundimin e projektit.

Me perfundimin e kesaj shtese projekti do te plotesoje objektivat ne prodhimin, shperndarjen e ujit, zgjerimin e kapaciteteve mbajtese, rinovimin e sistemit te shperndarjes, rinovimin dhe kompletimin e lidhjeve me shtepite, kompletimin me mjetet e nevojshme te sherbimit dhe transportit.

Këshilli i Ministrave Miratoi edhe projektligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën "Për ndihmë në rastin e një aksidenti bërthamor ose emergjence radiologjike".

Konventa "Për ndihmë në rast aksidenti bërthamor ose emergjence radiologjike, është hartuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) në shtator të vitit 1986, pas aksidentit tëÇernobilit dhe është e hapur për ratifikim nga të ana e shteteve anëtare. Konventa përmban kushtet që duhet të plotësojë dhe procedurat ligjore që duhet të ndjekin shtetet anëtare, pjesëmarrës në këtë konventë për të siguruar ndihmën nga ANEA, ose shtete të tjera anëtare, në rastin e ndodhjes së aksidenteve bërthamore ose emergjencave radiologjike në territorin e vendit ose në vende të tjera dhe në rastin kur aksidenti e shtrin ndikimin e tij dhe jashtë këtij territori.
Konventa gjithashtu përmban mënyrën e funksionimit të ANEA-s gjatë kërkimit dhe dhënies së ndihmës.

Po në këtë kuadër Këshilli i Ministrave, mori vendimin për propozimin e Projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën "Për njoftimin e shpejtë të një aksidenti bërthamor"".

Edhe Konventa "Për njoftimin e shpejtë të një aksidenti bërthamor", është propozuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) në vitin 1986, pas aksidentit tëÇernobilit dhe është hapur për ratifikim qysh këtë vit.

Qëllimi i Konventës është që, nëpërmjet marrjes së shpejtë të njoftimit të aksidentit të ndodhur, t'u jepet mundësia shteteve anëtare që ndikohen nga ky aksident, të marrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e dëmtimeve shëndetësore të popullatës dhe të mjedisit.

Konventa e mësipërme nuk përmban asnjë detyrin financiar për vendin tonë. Ndërsa pjesëmarrja në këtë konventë e bën vendin tonë përfitues nga veprimtaritë që ndërmerren nga ANEA, në rastin e ndodhjes së aksidenteve bërthamore dhe emergjencave radiologjike si brenda vendit ashtu edhe në vendet e tjera, në të cilët ka ndodhur një aksident i tillë.

Pranë Institutit të Fizikës Bërthamore në Tiranë po ngrihet qendra e emergjencave radiologjike dhe bërthamore e lidhur me rrjetin kombëtar të Monitorimit të radioaktivitetit.

Ne mbledhjen e tij të sotme Këshilli i Ministrave, po ashtu miratoi edhe projekligjin: "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen "Për priviligjet dhe imunitetet e Agjencisë Nderkombëtare te Energjisë Atomike" ANEA.

ANEA edhte person juridik dhe ka aftësinë për të kontraktuar, për të pasur dhe disponuar pasuri të patundëshme dhe të tundëshme, etj.

Agjencia do të gëzojë në territorin e çdo shteti lehtësira në komunikimet zyrtare dhe nuk do të zbatohet asnjë lloj censure ndaj korrespondeces së saj zyrtare. Përfaqësuesit e shteteve anëtare në takimet e organizuara nga ANEA, gjatë kryerjes së funksionimit dhe udhetimit të tyre gëzojnë disa priviligje dhe imunitetete të përcaktuara.

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme Projektligjin " Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.8308, "Për transportet rrugore", me ndryshimet përkatëse.

Mënyra e re e organizimit dhe funksionimit të qeverisjes vendore ka sjellë si kërkesë të domosdoshme ndryshimin e ligjit për Transportet Rrugore, sidomos për dhënien e lejeve dhe autorizimeve të nevojshme ne fushën e transportit rrugor.

Gjithashtu ndryshimet dhe shtesat bëhen të domosdoshme edhe nga eksperienca e deritanishme në transportin rrugor të udhetarëve brenda dhe atë ndërkombëtar me shfaqje të konkurrencës së pandershme, transporteve abuzive dhe frenime të disa llojeve te ligjshme transporti.

Në projektligjin e ri barazohen komunat dhe bashkitë në përgjegjësitë për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave në fushën e transportit rrugor, duke iu krijuar mundësi atyre për fuqizimin e buxhetit të pavarur, nëpërmet tarifave për kryerjen e shërbimeve të licensimin.

Në projektligjin e ri shtrihet shërbimi ndërqytetës edhe në qendrat e banuara të një komune.

Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit përcakton numrin e maksimal të taksive që mund të licensohen në çdo qark, ndërsa këshilli i qarkut përcakton numrin maksimal të automjeteve taksi për çdo bashki dhe komunë.

Për transportin e udhëtarëve me mikrobus krijohen mundësi që të operohet, jo vetëm me linjat ndërqytetëse dhe të komunave, por te shoqërizuar në kompani të rregullta transporti edhe në linjat qytetëse të udhëtarëve, që jepen me koncesion nga bashkitë.

Ndryshimet dhe shtesat që bëhen në këtë projektligj, rregullat që përcaktohen për transportin rrugor brenda dhe jashtë vendit, lehtësojne operimin me këto lloje transporti si dhe shmang konkurrencen e pandershme dhe abuzimet.

Ndryshimet dhe shtesat që bëhen në projektligj shoqërohen me rritjen e kompetencave të organeve të qeverisjes vendore në transportin rrugor të udhetarëve dhe të mallrave.

Kështu për transportin qytetës licensa jepet nga Kryetari i Bashkisë/ komunës; rrjeti i linjave rrethqytetëse dhe numri i orareve në to miratohet nga Këshilli i Qarkut; për transportin rrethqytetës, licensa jepet nga kryetari i bashkisë/ komunës; rrjeti i linjave ndërqytetëse brenda një qarku dhe numri i orareve në to miratohet nga Këshilli i Qarkut, licensa jepet nga kryetari i Këshillit të Qarkut; për transportin ndërqytetës brenda një qarku, licensa jepet nga kryetari i Këshillit të Qarkut, Licensat për shërbime taksie jepet nga kryetari i Bashkisë/ Komunës.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi edhe projektligjin: "Për disa shtesa në ligjin nr. 7892, dt. 21.12. 1994 "Për sponsorizimet", të ndyshuar.

Me anën e këtij ligji synohet që sponsorizimi të bëhet një realitet shumë i pranishëm në jetën kulturore dhe sportive shqiptare si dhe për të ngjallur interesimin e mëtejshëm të biznesit dhe impaktin e tij në marrëdhënie sponsorizimi me institucionet dhe subjektet që zhvillojnë këtë aktivitet.
Sipas ndryshimeve që bëhen në këtë projektligj, gjykohet nje rritje e kufirit të lejueshëm të paratatimit që përdoret për sponsorizimin, do të ndikonte pozitivisht në këtë drejtim.
Rritja do të shërbejë për një prezencë më organike të biznesit në kulturë, art dhe sport dhe do të ndihmojë, nga ana tjetër, vetë biznesin në fushën e marketingut dhe për rrjedhojë në rritjen e prodhimit.

Është e nevojshme që financimi në kulturë, art dhe sport të realizohet edhe nga burime të tjera jobuxhetore, prandaj projektligji do të kontribuojë fuqishëm në këtë drejtim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›