Perfundimi me sukses i punimeve te Samitit te NATO-s ne Prage dhe zgjerimi i hapesirave te sigurise atlantike edhe me 7 anetare te rinj, nga ish-blloku i vendeve lindore, perben nje ngjarje te shenuar
Perfundimi me sukses i punimeve te Samitit te NATO-s ne Prage dhe zgjerimi i hapesirave te sigurise atlantike edhe me 7 anetare te rinj, nga ish-blloku i vendeve lindore, perben nje ngjarje te shenuar ne historine e kesaj organizate te rendesishme.
Kryeministri u shpreh autoriteteve me te larte te saj, shteteve anetare dhe shteteve qe u ftuan per t'u anetaresuar ne te, pershendetjet dhe urimet me te perzemerta.
Shtrirja e NATO-s ne Rajonin e Europes Juglindore, perben nje zhvillim optimist dhe historik me efekte pozitive per te ardhmen e tij dhe per sigurine e kesaj ane te botes, te cilat, me se njehere kane qene origjine apo teater luftrash te pergjakshme.
Procesi i Prages eshte nje zhvillim inkurajues, qe deshmon qarte dimensionet joperjashtuese rajonale neper te cilat po pervijohet ecja e sigurte e kesaj organizate, e identifikuar tashme si organizata e paqes dhe e sigurise europiane, e promovimit te rritjes se sigurise, te zhvillimit dhe forcimit te metejshem rajonal te institucioneve demokratike.
Kryeministri e pershendet kete hap, si nje fakt qe shume shpejt do t'i çele rrugen Shqiperise per te realizuar nje nder drejtimet themelore te politikes se saj aktuale e ne perspektive.
Shqiperia, ashtu si edhe Kroacia e Maqedonia u konfirmuan tashme si kandidate per pranim ne NATO, ne nje te ardhme te afert. Ne mendojme se vendi yne, i cili, per nje kohe te gjate, ka konsumuar perpjekje sistematike serioze duke shenuar arritje te rendesishme ne reformen ne ushtri e ne fushen e mbrojtjes, i ploteson kriteret politike per te qene anetar i Aleances Atlantike ne te ardhmen dhe do t'í vazhdoje intensivisht perpjekjet e tij ne bashkepunim edhe me aleatet e partneret, per permiresime te metejshme ne fushen e infrastruktures logjistike si dhe te konsolidimit te standarteve.
Ne keto zhvillime te rendesishme, shqiptaret u inkurajuan dhe u mbeshteten fuqimisht nga aleatet e tyre euroatlantike, te cilet i shohim si mbeshtetesit me te medhenj politike ne proceset e konsolidimit demokratik.
Populli yne e ka qartesisht te shprehur orientimin e tij euroatlanik. Ai e rreshtoi veten qe ne çastet e fillimit ne koalicionin e luftes antiterror dhe qendron vendosmerisht ne radhet e para te tij per te perballuar bashkerisht aksionet per çrrenjosjen dhe shkaterrimin e çdo vatre terrori kudoqofte ajo.
Garanci per perballimin e angazhimeve te tilla nga Shqiperia jane zhvillimet e suksesshme qe vendi yne ka njohur veçanerisht muajt e fundit ne instalimin e nje ambjenti te stabilizuar politik e social brenda vendit, ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme akteve te kontrabandes, etj. si dhe ne rolin e tij moderator ne zhvillimet qe kane pershkuar Ballkanin gjate tre vjeteve te fundit.
Ne shpresojme se kontributet dhe perpjekjet tona te parreshtura per t'iu perafruar dhe per ta identifikuar veten me standartet dhe normativat euroatlantike do te gjejne vleresimin dhe mirekuptimin e duhur nga aleatet dhe partneret tane.
Ne do te mbetemi perhere te fokusuar dhe seriozisht te angazhuar, duke perballuar çdo sfide eventuale, per te realizuar procesin e anetaresimit ne NATO.
Tirane, 22 nentor 2002