E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot nje bashkebisedim me rektoret e universiteteve te vendit, ne te cilin u trajtuan problemet me te rendesishme qe shqetesojne keto institucione te arsimit te l

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot nje bashkebisedim me rektoret e universiteteve te vendit, ne te cilin u trajtuan problemet me te rendesishme qe shqetesojne keto institucione te arsimit te larte. Ne kete takim ishte i pranishem edhe Ministri i Arsimit dhe Shkences, Luan Memushi.

Pas fjales se Kryeministrit, Rektori i Universitetit te Tiranes dhe njekohesisht edhe Kryetari i Konferences se Rektoreve, Shezai Rrokaj, parashtroj prepara Kryeministrit disa mendime te cilat kane ne themel permiresimin e punes ne keto universitete per t'i ngrituar ata ne nje stad te ri per t'i pergjigjur sfidave te zhvillimit te vendit, ne kuadrin e hapave qe po hedh Shqiperia drejt Marreveshjes se Stabilizim Asocimiit me BE.

Gjate bashkebisedimit u diskutua per venien e universiteteve si institucione ne rolin e partnerit me qeverine per hartimin e projekteve qeveritare, monitorimin, vleresimin dhe oponencen e tyre si dhe implementimin e Deklarates se Bolonjes, e cila kerkon studime serize, ekspertize dhe monitorim nga institucionet nderkombetare si hartimi i kurrikulave, percaktimin e ngarkeses mesimore dhe shkencore te stafit akademik, percaktimin e kostos financiare, per te qene te pergatitur prepara ketij ndryshimi.

Gjithashtu ne kete takim u diskutua per me shume autonomi per universitetet, me shume bashkepunim me qeverine dhe Ministrine e Arsimit dhe te Shkences, per t'iu pergjigjur konkurences dhe sfidave globale dhe per te qene ne nje linje me universitetet perendimore.

Kryeministri Fatos Nano, duke e nxitur me tej kete bashkebisedim aktiv, u shpreh se Qeveria eshte teresisht e angazhuar per reformimin e universiteteve tona, pasi, u shpreh Ai, nje nga prioritet kryesore te saj eshte arsimi e veçanerisht arsimi i larte. Kryeministri tha se eshte i angazhuar personalisht per kthimin e univeristeteve ne qendra te fuqishme aktive studimore e shkencore dhe kerkoi fillimin nje procesi per ndryshime te thella ne procesin e ndryshimeve qe po ben vendi yne, e shprehur qarte kjo ne Strategjine Kombetare te Arsimit.

"Ajo qe duhet te rregullojme ne kete proces, tha Kryeministri, eshte disiplinimi i informacionit. Duke qarkulluar te njejtin informacion do te hyjme ne njohjen e procesit te ndryshimeve dhe te zgjidhjeve. Jam i hapur vazhdoi Kryeministri qe te hyjme se bashku ne te njejtin institucion per menaxhimin e informacionit".

Ne kete kuader Kryeministri u shpreh per kontakte te vazhdueshme institucionale, per partneritet dhe oponece te universiteteve me qeverine. Duhet te automatizohet kerkesa per bashkeveprim kur lindin problemet, tha Ai.

Ne kuadrin e autonomise dhe liberalizimit te Universiteteve Kryeministri u shpreh per hartimin e nje plani vetveprimi ku te percaktohen hapesira ligjore per permbushjen e pergjegjesive dhe hapesirave te punes se perbashket ne universitete si dhe per nje manaxhim me te mire te burimeve njerezore.

Kryeministri ngarkoi Ministrin e Arsimit dhe te Shkences qe te paraqese ne Qeveri per miratim, brenda muajit maj te ketij viti, te gjitha aktet ligjore e nenligjore qe do te ndihmojne ne procesin e autonomise, liberalizimit e thellimit te reformes ne shkollat e larta, me qellim qe viti i ri akademik, ta gjeje arsimin e larte me te gjithe parametrat e mundshem ligjore e nenligjore.

Kryeministri kerkoi nga Ministri i Arsimit dhe Shkences qe se bashku me Konferencen e Rektoreve te hartojne nje program pune te perbashket per diskutimin qe do te zhvillohet per platformen si dhe per problemet qe dalin, ndjekjen dhe zgjidhjen e tyre.

Duke shprehur edhe nje here angazhimin e Qeverise dhe te Tij si Kryeminister per te ndihmuar ne thellimin e reformes ne universitete, Kryeministri Fatos Nano iu pergjigj pozitivisht fteses se rektorit te Universitetit te Tiranes per te vizituar dhe per te marre pjese ne bashkebisedim per procesin e ndryshimeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›