E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marre pjese sot ne mbledhjen e grupit parlamentar ku eshte diskutuar edhe ne lidhje me mocionin e paraqitur nga opozita. Ne diskutimin e tij Kryeministri Nano u shpreh se

Kryeministri Fatos Nano ka marre pjese sot ne mbledhjen e grupit parlamentar ku eshte diskutuar edhe ne lidhje me mocionin e paraqitur nga opozita.

Ne diskutimin e tij Kryeministri Nano u shpreh se "ne jemi të interesuar ta zhvillojmë këtë debat me korrektësi dhe me përgjegjshmëri të lartë dhe jemi realisht te angazhuar për të thelluar më tej reformat integruese që na cojnë në garantimin e nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe ky eshte mesazhi yne me i mire.

Une e konsideroj serioz kete debat te rendesishem per te shpalosur arritjet e deritanishme dhe detyrimet qe kemi per te permbushur.
Kjo qe po bejme ne hyn në detyrimet afatgjata te qeverisjes dhe sigurisht kerkon nje pune te kombinuar mire mes institucioneve tona dhe me partneret tane euroatlantike.

Ne jemi të angazhuar me veprime konkrete qeverisëse për të siguruar një sistem gjyqësor korrekt me ligjin dhe me qytetarin. Jemi të angazhuar gjithashtu për të luftuar krimin e organizuar, informalitetin ne ekonomi, korrupsionin dhe trafiqet.

Ne kete drejtim kemi qene gjate gjithe kohes ne nje gjatesi vale me ekspertet e BE-se persa u perket evidentimit te problemeve. Zgjidhja e tyre nuk mund te realizohet pa bashkepunim.

Mesazhi politik i maxhorancës eshte që, ne jemi të vendosur të zhvillojmë më shumë hapësira për dialog politik në funksion të suksesit në nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe opozita, me ne fund, po tenton te ndaje te njejtat shqetesime me ne per integrimin e Shqiperise dhe te bashkepunoje sipas standarteve demokratike".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›