E Diel, 1 Nëntor 2026

Me lejoni t'ju uroj mireseardhjen. Eshte shume stimuluese per mua qe ne detyren e Kryeministrit te takoj Rektoret e Universiteteve Publike Shqiptare. Besoj se takohemi ne nje moment logjik, jo v

Me lejoni t'ju uroj mireseardhjen. Eshte shume stimuluese per mua qe ne detyren e Kryeministrit te takoj Rektoret e Universiteteve Publike Shqiptare.

Besoj se takohemi ne nje moment logjik, jo vetem per te konfirmuar faktin se Qeveria ju njeh si partnere te rendesishem, por edhe per te perballuar se bashku te njejten reforme, te njejtin proces, pasi jemi te bindur qe nuk mund te kryhen transformimet reale per te cilat vendi ka nevoje, pa mjedisin universitar dhe pa kultivuar nepermjet universiteteve nje edukate, nje mentalitet,nje sjellje te re te shoqerise shqiptare dhe te partnereve te tjere te progresit.

Une kam kenaqesi te takohem me ju, perfaqesuesit legjitimisht te zgjedhur te botes universitare publike dhe per shkak se te dyja palet kemi nga nje mandat perfaqesimi publiko -legjitim. Kjo na jep mundesi per te diskutuar dhe ndare qendrimet ne emer te interesave te perbashketa dhe te zhvillimit, qe perfaqesojme.

Deshiroj te theksoj se edhe ne vleresimin e Qeverise, thellimi i autonomise se universiteteve publike eshte nje proces i dobishem, qe do te harmonizoje me mire te drejtat qe vijne prej ketij statusi, si dhe pergjegjesite publike ne funksion te progresit, per te siguruar integrimin e shpejte te Shqiperise ne realitetet globale, per ta bere produktin e universiteteve tona sa me konkurrues me ate te botes qe na rrethon, duke strukturuar dhe traditen e sipermarrjes, qe nuk i mungon qyteterimit shqiptar.

Une nuk dua te ndalem ketu e te ritheksoj se ç'kemi bere ne si qeverisje progresiste per realizimin e reformes per arsimin e larte, por dua te theksoj se progresin e konsideroj si drejtimin themelor te reformes nga i cili do te mund te çlirohen energji dhe te shfrytezohen me mire oportunitete, ne radhe te pare nga vete trupa akademike.

Mendoj se ka ardhur koha qe pas kesaj eksperience jo te varfer, qe eshte krijuar ne Akademine e universiteteve, te shqyrtojme qetesisht dhe te analizojme me pergjegjesi se deri ku do te shkoje autonomia e universiteteve publike, si do te menaxhohet akoma me mire kjo pavaresi, me qellim qe as te mos kthehemi prapa dhe as ta keqperdorim ate. Me kthim prapa kam parasysh kontrollin e frikshem te shtetit, dhe sigurisht me keqperdorim kam parasysh emocionet e paanalizuara, me tru jo racional, per iniciativa spontane.

Ky debat eshte prezent edhe gjallon edhe ne mjediset tona. Ai gjallon gjithashtu edhe ne vendet dhe shoqerite me te zhvilluara perendimore. Rregullimi i kesaj balance ne vleresimin tim duket se lidhet se paku me dy faktore kryesore: Rritjen e standarteve te universiteteve ne nivelet perendimore, perballe nevojave reale te tregut tone te punes, i cili po ndryshon me shpejtesi edhe per shkak te perafrimit integrues te te gjitha realiteteve shqiptare ne boten moderne.

Nuk mund te mos theksoj se ende sot, shteti financon rreth 92 % te shpenzimeve per arsimin e larte. Per kete shkak para universiteteve jane shtruar nje numer pyetjesh siç eshte domosdoshmeria e liberalizimit te hyrjes ne keto institucione; permiresimi i raportit mes tregut te lire te punes dhe planifikimit, qe ende ekziston per arsye te njohura per kontigjentet e studenteve. Si do te perballohet konkurenca me universitetet private, te cilet kane nisur te veprojne dhe te jene pjese e realitetit tone? Si do te perballohet konkurenca tashme reale me universitetet perendimore, ku studiojne mbi dhjete mije studente shqiptare? Si do te nderhyjme se bashku ne fenomenin degradues te hemoragjise se trurit dhe si do te permiresohet niveli shkencor i trupes akademike dhe i mesim-dhenies per te nderhyre ne kete mjedis? Si do te thithim neper trupat tona akademike me dhjetra e dhjetra studente te shkelqyer, te cilet kane mbetur rrugeve te Europes apo i ka terhequr tashme sipermarrja private?

Une jam i vendosur te konkuroj me ju per te thithur ata edhe ne administraten publike. A ka ardhur me ne fund koha per nje rigjykim dhe ristandartizim te gradave dhe titujve shkencore konform atyre te Europes Perendimore me te cilat po perqasen?

Sot, Shqiperia ndodhet ne procesin e nje kapercimi te madh, qe ka te beje me integrimin e vendit ne institucionet dhe tregjet euroatlantike. Perthyer ne realitetin e universiteteve, kjo do te thote pershpejtim i reformes ne to, por edhe ndryshim i mendesise menaxhuese, krahas ndryshimit te mendesise sone qeverisese.

Une jam i informuar se mjaft prej mendjeve me te mira shkencore jane ne bashkepunim me institucionet tona qeverisese ne menyre te drejtperdrejte apo edhe indirekte. Ajo qe une e mendoj si teper te domosdoshme eshte institucionalizimi i ketij bashkepunimi duke ndare kostot dhe perfitimet madje. Kur them bashkepunim nuk kam aspak parasysh shnderrimin e katedrave apo fakulteteve ne "leva" te qeverisjes apo te administrates, por realisht te ndertohen marredhenie partneriteti te kualifikuara dhe oponente. Kjo kerkon nje kapercim konceptual ne te dyja krahet, qe perbejne kete raport dhe natyrisht ne modalitetet e bashkeveprimit.

Pas konsultave te kryera me rektoret dhe disa dekane fakultetesh, jam informuar nga Ministria e Arsimit, se eshte formuluar nje platforme per nje diskutim permbledhes mbi reformimin e arsimit te larte. Ne kete platforme jane parashikuar edhe afate kohore, qe perfundojne me 10 Maj, duke prodhuar nje kuader me te plote nderhyres dhe instrumentesh, qe thellojne reformat ne arsimin e larte.

Dua te theksoj se thellimi i autonomise nuk mund te konsiderohet thjesht si kalim kompetencash nga Ministria tek Rektoret, Dekanet, por si nje proces vendimmarrje, qe perfshin edhe senatet dhe perfaqesite studentore. Po keshtu, ky proces duhet te zhvillohet me pergjegjesine maksimale per te arritur nje cilesi edhe me te larte te produktit, te kuadrove, qe diplomohen dhe kualifikohen ne universitetet publike, ku natyrisht farketohet e ardhmja e atdheut tone.

Me lejoni t' ju garantoj per gjithe gadishmerine time si Kryeminister dhe iniciator i pavaresise se Universiteteve ne Shqiperi, per te mbeshtetur kerkesat tuaja reformuese, si dhe te behem garant bashke me ju per nje te ardhme europiane te tyre.

Ju falenderoj per gadishmerine!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›