Ne Takimin e sotem te Komitetit Nderministror te Integrimit do te perqendrohemi ne tre momente shume te rendesishme te proceseve integruese ne vend qe kane lidhje me rezultatet e dy takimeve gjate dy

Ne Takimin e sotem te Komitetit Nderministror te Integrimit do te perqendrohemi ne tre momente shume te rendesishme te proceseve integruese ne vend qe kane lidhje me rezultatet e dy takimeve gjate dy raundeve te negociatave qe u zhvilluan ne fund te Marsit dhe qe ishin Takimi i Peste i Grupit Konsultativ te Perbashket BE-Shqiperi dhe Raundi i Pare Teknik i Negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit. Pra ne do te kryejme sot analizen e hollesishme te raportit vjetor te Komisionit Europian per Shqiperine ne Procesin e Stabilizimit Asociimit, raport i cili ka shkaktuar sensibilitete te caktuara edhe per opinionin e gjere publik te vendit.
Tashme eshte bere tradite sone ekzekutive dhe e partneritetit me BE-ne qe takimet tona te mos karakterizohen me nga formalizmi dhe te shnderrohen ne nje axhende te detajuar veprimesh, masash apo detyrash qe duhet te realizojme bashkerisht ne nivel te bashkepunimit te qeverise me institucionet e tjera gjithashtu. Ne duhet te vazhdojme t'i kushtojme rendesine e duhur periudhes 6 javeshe midis dy takimeve sesa vete takimit, pasi kjo lidhet drejtpersedrejti me progresin me kontrollin e detyrave dhe me realizimet e detyrave tona dhe nga puna jone e perditshme varet dhe suksesi i ketyre takimeve. Per me teper Takimi i peste i Grupit Task force u perqendrua ne temat shume te rendesishme te drejtesise dhe puneve te brendshme, pra te shtetit ligjor ne teresi, çeshtje keto te lidhura ne menyre te vazhdueshme dhe te qendrueshme me Marreveshjen e Stabilizim Asociimit qe duam te nenshkruajme midis Shqiperise dhe BE.
Ministri i Integrimit, zoti Nako te cilin dua ta falenderoj ne menyre te vecante per punen shume skrupulloze qe po ben dhe presionin pozitiv qe po ushtron mbi te gjithe segmentet kryesore te ekzekutivit ne funksionin e axhendes se negociatave dhe detyarve me te cilat prodhojne progresin e angazhuar do te na njohe me ne hollesi me rezultatet takimit te fundit i cili ishte konkret dhe shume i frytshem ne adresimin e sakte te problematikave me te cilat ne perballemi.
Raundi i pare teknik i negociatave perfshiu disa kapituj shume te rendesishem te Marreveshjes se stabilizimi-asociimit Shqiperi-BE; ate te se Drejtes se Vendosjes dhe levizjes se lire te punetoreve si dhe te vendosjes se kompanive ne treg (Establishment dhe Free Movement of Workers). Gjate negociatave per kete kapitull Grupi negociator Shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian synuan nepermjet negociatave funksionale arritjen e nje konsensusi efikas per nje trajtim te barabarte te punonjesve dhe kompanive shqiptare dhe atyre komunitare ne treg , me qellim shmangien nga e çdo lloj diskriminimi.
Realizimi me sukses i ketij raundi negociatash , perben nje hap tjeter shume te rendesishem ne perpjekjet tona rezulative per te konkretizuar ne institucione funksionale te realiteteve ekonomike-shoqerore ne zhvillim te vazhdueshem per realizimin e aspirates sone te perbashket europiane.
Pa asnje dyshim moment kyç te takimit te sotem do te konsideroja analizen e hollesishme qe se bashku do t'i bejme raportit Vjetor te Komisionit Europian per Shqiperine ne Procesin e Stabilizimit Asociimit. Raporti i Dyte Vjetor i Komisionit vlereson progresin qe nga raporti i pare i cili doli ne Prill 2002. Ai rikonfirmon persektiven e nje marredhenieje edhe me te ngushte me Bashkimin Europian dhe perfundimisht anetaresimin ne te, dhe vlereson si arritje thelbesore veprimtarine tone te gjithaneshme dhe energjike ne lidhje me stabilizimin e rajonit. Nga ana tjeter ne kete raport, Komisioni Europian parashtron disa masa qe duhet te konsiderohen dhe jane kusht per te forcuar me tej progresin dhe per t'i afruar vendet me tej me Bashkimin Europian ne ate qe mund te konsiderohet nje axhende e perbashket per integrimin Europian. Sidoqofte, koha dhe ritmi me te cilin vendi yne do te mund te integrohet teresisht me Bashkimin Europian ne analize te fundit varet nga vete vullneti dhe ritmi me te cilin ne permbushim angazhimet tona. Per kete funksion Raporti i fundit i Komisionit Europian, raporti i dyte vjetor, duhet te konsiderohet nga te gjithe ne nje instrument teper i vlefshem ne programimin e punes sone si dhe ne percaktimin e detyrimeve te metejshme qe rrjedhin nga ky proces shoqeruar me detyra dhe afate konkrete kohore per permbushjen e tyre. Vecanerisht nje rendesi te vecante marrin keto objektiva po te kemi parasysh se kemi qene vete ne, si ekzekutiv, dhe si mazhorance qe i kemi ngritur keto shqetesime ne te njejten gjatesi vale me shqetesimet e ekspertizes se BE per realitetet tona . Per kete qellim une kerkoj nga te gjithe qe bazuar ne kete raport dhe me objektivat tane qeverises te nxirren dhe te programohen detyrat qe i takojne secilit institucion per t'u permbushur. Arritja e realizimit te tyre do t'i nenshtrohet nje monitorimi te hollesishem dhe periodik. Eshte detyre e secilit prej jush vec e vec dhe e jona e perbashket ne trupen tone qeverisese që, nga ky moment te zbatojme detyrat qe rrjedhin nga ky raport sipas afateve.
Me lejoni te ritheksoj se afatet e vendosura do te respektohen si detyrim ekzekutiv, ministri Nako do te ndjeki dhe do te ndihmoje Kryeministrin dhe KNI brenda cdo muaji te raportoje realizimin e detyrave,. Ne kete funksion do te vazhdoje te pasurohet matrica e angazhimeve dhe me detyra te tjera konkrete qe rrjedhin nga prioritetet e percaktuara per 12 muaj e ardhshem ne raport me komisionin Europian per vitin 2003.
Ne mbyllje te kesaj paraqitjeje te ketij kuadri tone te veprimit me lejoni te terheq vemendjen se nje varg detyrash qe sapo permenda jane tashme te tejkaluara ne kohe. Per kete arsye e kam gjykuar te arsyeshme dhe konform detyrave te mia qe te caktoj afate fundore dhe te padiskutueshem me. Ky eshte nje program pune intensiv qe kerkon anagzhimin e te gjitheve sipas afateve te percaktuara tashme rigorozisht dhe qe nuk do te diskutohen me pas kesaj mbledhjeje pervecse do te monitorohen per tu realizuar. E them kete se kam krijuar bindjen se aftesite dhe kapacitetettuaja dhe te administrates qe drejtoni ekzistojne, por duhet me shume disipline dhe rritem ne permbushjen e detyrave .
Faleminderit per vemendjen paraprake gjithashtu edhe mediat !