Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga Kryeministri i Maqedonisë, Vlado Buçkovski, ku shprehen mesazhet e falenderimit për mikpritjen dhe rezultatet pozitive të arritura gjatë vizitës
Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga Kryeministri i Maqedonisë, Vlado Buçkovski, ku shprehen mesazhet e falenderimit për mikpritjen dhe rezultatet pozitive të arritura gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Në këtë mesazh, z.Buçkovski shpreh "kënaqësinë për marrëdhëniet tradicionale, miqësore dhe të konsoliduara dhe bashkëpunimin e mirë midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë".
"Ne ndajmë të njëjtin mendim se takimi ynë i fundit është një hap pozitiv në përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta, intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, për prosperitetin dhe mirëqënien e popujve tanë, si dhe për të dhënë një kontribut të mëtejshëm konstruktiv në bashkëpunimin rajonal në interes të paqes dhe zhvillimit të gjithanshëm të rajonit.
Kam besim se nëpërmjet bashkëpunimit intensiv ne do të kontribuojmë për zhvillimin demokratik, prosperitetin ekonomik dhe integrimin në strukturat euroatlantike të dy vendeve tona", shprehet z.Buçkovski në mesazhin dërguar Kryeministri Nano.