Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka zhvilluar sot një vizitë ne zonat e veriut te vendit, per te ndjekur nga afer situaten e krijuar se fundi per shkak te motit, si dhe procesin e shperndarjes dhe
Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka zhvilluar sot një vizitë ne zonat e veriut te vendit, per te ndjekur nga afer situaten e krijuar se fundi per shkak te motit, si dhe procesin e shperndarjes dhe nevojat e metejshme per ndihma ne keto zona.
Zoti Dokle eshte ndalur fillimisht në Lekbibaj të Tropojës, ku ka zhvilluar takime me drejtues vendore dhe banore, duke i siguruar edhe ne vazhdim per vemendjen e Qeverise ne kete situate.
Më tej, zoti Dokle ka zhvilluar një takim me Shtabin e Emergjencës në Tropojë, ku ai është informuar nga autoritetet e pushtetit vendor mbi situatën në shumë komuna e fshatra të Tropojës, masat e ndërmarra, vazhdimin e procesit te shperndarjes se ndihmave te dhena nga qeveria, si dhe hapat qe do te nderrmeren ne te ardhmen ne kete drejtim. Ai ka vleresuar perkushtimin ne detyre te gjithe drejtuesve vendore, vullnetin per te bashkepunuar me qeverine ne kete funksion, si dhe ne vecanti frymen e mirekuptimit dhe bashkeveprimit edhe te perfaqesuesve te kraheve te ndryshem te politikes ne Tropoje, qe sipas zotit Dokle, eshte nje mesazh per gjithe politiken shqiptare.