Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi Imzot Rrok Mirditës, arqipeshk i Tiranës dhe Durrësit për njohjen e Arqipeshkëvisë së Tiranës dhe Durrësit si Arqipeshkëvi Metropolita
Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi Imzot Rrok Mirditës, arqipeshk i Tiranës dhe Durrësit për njohjen e Arqipeshkëvisë së Tiranës dhe Durrësit si Arqipeshkëvi Metropolitane.
Në këtë mesazh, z.Nano shprehet:
"Ky është një urim për Ju personalisht dhe për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë e gjithashtu për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë të cilët do të kenë rastin të shohin emrin e kryeqytetit të tyre të dashur në listën më të nderuar të Arqipeshkvive të Europës.
Duke Ju përgëzuar edhe një herë në emrin tim dhe të Qeverisë Shqiptare, përfitoj nga rasti t' ju theksoj se ndihma e Qeverisë që unë drejtoj do të jetë e pakursyer duke shpresuar që bashkëpunimi të jetë gjithnjë e më i frytshëm në të mirë të Shqipërisë sonë europiane".