Kryeministri Fatos Nano ka marre nje mesazh urimi nga Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Kofi Anan.Ne te shkruhet: "Shkelqesi, Do te doja t'ju percjell urimet e mia per emerimin Tuaj si Kryeministe

Kryeministri Fatos Nano ka marre nje mesazh urimi nga Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Kofi Anan.Ne te shkruhet:
"Shkelqesi,
Do te doja t'ju percjell urimet e mia per emerimin Tuaj si Kryeminister i Republikes se Shqiperise.
Sic thoja ne letren time te fundit te urimeve per Presidentin Moisiu, Kombet e Bashkuara mbeten te perkushtuara , te palekundur ndaj bashkepunimit me Shqiperine. Kam besim se po keshtu mund te mbeshtetem ne perkrahjen e bashkepunimit Tuaj personal dhe ate te Qeverise te Shqiperise per programet e Kombeve te Bashkuara.
Pres me kenaqesi te bashkepunoj me ju dhe anetare te Qeverise suaj per ceshtje te interesit te perbashket per Shqiperine dhe Kombet e Bashkuara, dhe Ju uroj gjithe sukseset ne realizimin e pergjegjesive Tuaja te reja.
Ju lutem, Shkelqesi, te pranoni sigurine per konsideraten time me te larte."