Kryeministri, z.Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës Federale të Jugosllavisë z.Dragisa Pesic. Në këtë mesazh, kryeministri jugosllav përcjell vullnetin e qeveri

Kryeministri, z.Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës Federale të Jugosllavisë z.Dragisa Pesic. Në këtë mesazh, kryeministri jugosllav përcjell vullnetin e qeverisë që ai drejton për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.
"Në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Jugosllavisë dhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet të përzëmërta me rastin e emërimit në postin e Kryeministrit të Shqipërisë". Më pas në këtë mesazh zoti Pesic shprehet: "Jam i bindur se politika e jashtme e Shqipërisë dhe kontributi Juaj personal në fazën e re të marëdhënieve midis dy vendeve tona, do të kontribuojë në avancimin dhe mirëqënien e dy popujve tanë, për paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon".