E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në takime të vecanta te ngarkuaren me Pune te SHBA-së, zonjën Shelton, Ambasadorin e Komisionit të Bashkimit Evropian zotin Salzman, Ambasadorin e Britanisë s

Kryeministri Fatos Nano priti sot në takime të vecanta te ngarkuaren me Pune te SHBA-së, zonjën Shelton, Ambasadorin e Komisionit të Bashkimit Evropian zotin Salzman, Ambasadorin e Britanisë së Madhe zotin Landsman, Ambasadorin e Greqisë zotin Iopulos.
Ambasadorët i uruan zotit Nano edhe në emër të qeverive që përfaqësojnë suksese në detyrën e lartë të Kryeministrit si dhe garantuan mbështetjen e qeverive respektive për realizimin e programit të reformave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit.
Zonja Shelton dhe zotërinjtë ambasadorë shprehën konsideratë të lartë për prioritetet ambicioze të programit të Qeverisë. Në takime u shpreh vullneti i përbashkët i Qeverisë së Shqipërisë dhe partnerëve tanë ndërkombëtar në realizimin e programeve të asistencës që nxisin zhvillimin dhe përshpejtojnë integrimin

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›