E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot pasdite në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Drejtësisë, 10 majit. Në këtë aktivitet të organizuar në Pallatin e Kongreseve merrnin p

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot pasdite në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Drejtësisë, 10 majit. Në këtë aktivitet të organizuar në Pallatin e Kongreseve merrnin pjesë Ministri i Drejtësisë z. Fatmir Xhafa, Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht nënkryetar i KLD, z. Thimio Kondi, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Sallaku, përfaqësuesi i KE-së në Tiranë z. Lutz Saltzman, ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik në Shqipëri, si dhe përfaqësues të sistemit të gjyqësorit shqiptar.

Në këtë aktivitet përfaqësuesit e lartë të sistemit të gjyqësorit shqiptar u shprehën mbi prioritetet, përgjegjësitë dhe angazhimin e tyre në funksion të përmirësimit të drejtësisë në vendin tonë.

Më pas, gjatë ceremonisë u nënshkrua një Rezolutë e përbashkët në kuadër të bashkëpunimit të "drejtësisë së organizuar kundër krimit të organizuar", mes tre institucioneve, Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›