E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot paradite Zëvendëskryeministri Namik Dokle priti në një takim të veçantë një grup deputetësh të Komisionit të Ligjeve të Parlamentit të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i këtij kom

Sot paradite Zëvendëskryeministri Namik Dokle priti në një takim të veçantë një grup deputetësh të Komisionit të Ligjeve të Parlamentit të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Arsim Bajrami.

Zëvensëskryeministri Dokle shprehu kënaqësinë e veçantë që takohej me deputetë të Komisionit Parlamentar të Ligjeve të Kosovës dhe e vlerësoi takimin një eveniment të rëndësishëm, pasi i shërben shkëmbimt të përvojave në veprimtarinë parlamentare dhe ekzekutive midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Shkëmbimi i përvojës mes nesh merr një rëndësi të veçantë, theksoi zoti Dokle, pasi ne kemi të njëjtin qëllim, kemi të njëjtën rrugë, atë drejt integrimit të Evropës, duke shtuar se e ardhmja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës ka ndryshuar, nuk është më ajo që ishte, pasi koha e diktaturës në Shqipëri ka mbaruar, gjithashtu dhe koha e Titos dhe Milosheviçit në Kosovë ka përënduar njëherë e përgjithmonë.

Më poshtë Zoti Dokle, tha se kishin se ç'të mësonin nga njëri – tjetri, pavarësisht se të dy parlametet tanë janë të rinj në përvojën demokratike, por në themel të veprimtarisë qëndojnë përvojat evropiane e botërore të cilat shërbejnë si modele. Ai vlerësoi veçanërisht rolin e Parlamentit të Kosovës dhe të Komisionit të Ligjeve në arritjen e standarteve për statusin e Kosovës.

Kryetari i Komisionit të ligjeve të parlametit të Kosovës, Arsim Bajrami, duke falenderaur Zëvendëskryeministrin Dokle për pritjen që u bëri, u shpreh për forcimin e bashkëpunimit dhe shpeshtimin e kontakteve pasi kështu edhe shkëmbimi i përvojave do të bëhet edhe më mirë.

Gjithashtu deputetët e komisionit të ligjeve të parlamentit të Kosovës u njohën me përvojën që ka Qeveria Shqiptare në përgatitjen e miratimin e projektligjeve si dhe me marrëdhëniet mes dy institucioneve: parlamentit dhe qeverise.

Në takim merrte pjesë edhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve në Parlamentin e Shqipërisë, Spartak Braho.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›